web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayern i pandalshëm! Tripleta e Kane siguron Kupën e Gjermanisë

23 Maj 2026, 22:04, Sport CNA

Bayern i pandalshëm! Tripleta e Kane siguron Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich fitoi Kupën e Gjermanisë, pasi mposhti Stuttgartin me rezultatin 3-0 në finalen e luajtur në Berlin.

Protagonisti absolut i takimit ishte Harry Kane, i cili realizoi të tre golat e sfidës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Stuttgarti krijoi rastet e para me Deniz Undav dhe Maximilian Mittelstadt.

Bayern u bë më i rrezikshëm në fundin e fraksionit të parë, ndërsa zhbllokimi erdhi në pjesën e dytë pas asistit të Michael Olise për Kane. Sulmuesi anglez realizoi golin e dytë 10 minuta para fundit me një goditje të saktë në zonë.

Në minutat shtesë, Kane kompletoi “tripletën” nga pika e penalltisë pas prekjes së topit me dorë nga Angelo Stiller.

Me këtë sukses, Bayern fitoi trofeun e 21-të në Kupën e Gjermanisë dhe e mbylli sezonin me 139 gola të shënuar në kampionat dhe kupë.





Lajmet e fundit nga