web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia “shkatërron” Gramshin, vendoset finalja e titullit për vajza

23 Maj 2026, 18:56, Sport CNA

Vllaznia “shkatërron” Gramshin, vendoset finalja e titullit

Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit kombëtar të futbollit për vajza për edicionin 2025/2026. Vllaznia dhe Apolonia do të përballen më 29 maj në sfidën që do të vendosë skuadrën kampione të Shqipërisë.

Ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të fazës “Final 4”, ku Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Reshit Rusi”. Shkodranet siguruan në mënyrë bindëse kualifikimin për në finalen e madhe.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Teuta barazuan 0-0. Duke qenë se edhe ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, sipas rregullores në fuqi, kualifikimi i takon skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit, me Apoloninë që siguron kështu biletën për në finale.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 maj, ndërsa Departamenti i Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vijim stadiumin ku do të luhet kjo përballje vendimtare për titullin kampion.





Lajmet e fundit nga