web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kombëtarja shqiptare eliminon Francën, sfidon Serbinë në çerekfinalen e Europianit të Socca-s

23 Maj 2026, 13:58, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare eliminon Francën, sfidon Serbinë në

Kombëtarja shqiptare e Socca-s vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas triumfit ndaj Francës.

Franca kaloi në avantazh me dy gola në pjesën e parë, duke e vendosur Shqipërinë në vështirësi, por kuqezinjtë reaguan në mënyrë të shkëlqyer.

Në minutën 20+1, Oltion Rrapa ngushtoi diferencën dhe riktheu Shqipërinë në lojë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 23-ën, Xhuljano Reçi realizoi golin e barazimit për 2-2, duke ndezur atmosferën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku Shqipëria u tregua më e saktë. Mehmet Hoxha realizoi një nga penalltitë për kuqezinjtë, ndërsa protagonist absolut ishte portieri Berisha, i cili priti dy penallti dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në çerekfinale.

Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Kombëtarja shqiptare do të përballet sot pasdite me Serbinë në çerekfinale. Takimi do të zhvillohet në orën 18:45 në “Shtëpinë e Futbollit”.





Lajmet e fundit nga