Do të largohet nga Liverpool-i, Salah drejt Turqisë
E ardhmja e Mohamed Salah mund të jetë në Turqi. Mediat tu...

Federata e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit të Shqipërisë, Silvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, Presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, Presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.
Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për dinjitetin, përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan fanellën kuqezi.
Presidenti i FSHF-së sqaroi se ndryshimi i stafit vjen si pjesë e mbylljes së një cikli dhe hapjes së një etape të re për ekipin Kombëtar, jo për mungesë rezultatesh apo motivimi. Në fund, ai shprehu mirënjohje për të gjithë stafin dhe u uroi suksese në karrierë dhe jetë.
“Në këtë histori, keni marrë edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë, një pjesë të historisë tonë dhe të Kombëtares tonë, që besoj se është gjëja më e bukur dhe besoj se do t’ju ketë zbukuruar dhe do t’ju mungojë në të ardhmen. Ne jemi sot këtu të gjithë, për t’ju falënderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve. Gjatë 3 viteve, Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta kanë dhënë një kontribut maksimal. Kanë përjetuar momente të bukura, jo vetëm në rezultate.
Rezultati është padyshim i rëndësishëm, por ajo që mbetet është edhe dinjiteti me të cilin ata kanë përfaqësuar fanellën shqiptare. Përkushtimi me të cilin ata kanë punuar gjatë këtyre 3 viteve dhe, në fund të fundit, mbetet miqësia dhe dashuria jonë. Fakti që pothuajse jemi të gjithë nga FSHF këtu për t’i falënderuar, tregon që respekti është gjëja kryesore që mbetet. Gjatë këtyre tre viteve ne kemi përjetuar padyshim edhe momente të vështira, kemi përjetuar edhe momente shumë të bukura. Kulmi ka qenë vendi i parë në grup në eliminatoret për Kampionatin Europian, pjesëmarrja në Euro 2024, një moment historik për të gjithë ne. Unë besoj që edhe për Silvinjon, Dorin dhe Zabaletën, sepse nuk është shumë e lehtë që në CV-në tënde të kesh shumë Kampionate Europiane apo Botërore. Unë uroj që ata t’i kenë, uroj që padyshim edhe Shqipëria t’i ketë, por nuk është shumë e lehtë.
Ne kemi vendosur që ta ndryshojmë stafin e ekipit Kombëtar, sepse këto janë rregullat e futbollit, sepse futbolli i ekipeve Kombëtare nuk është njësoj si ai i klubeve. Në klube mbase ke mundësi të ndryshosh lojtarët, ndërsa në ekip Kombëtar mbetet për të ndryshuar vetëm stafi, sepse lojtarët nuk ndërrohen, nuk shiten dhe nuk blihen lojtarët e ekipit Kombëtar. Ky është slogani që ne përdorim: mbyllet një cikël dhe hapet një cikël tjetër, për këtë arsye. Jo për arsye të mungesës së motivimit, përkushtimit dhe të rezultateve të ekipit Kombëtar. Duke qenë se ne sot jemi për këtë lloj ndryshimi, për t’i falënderuar stafin e ekipit Kombëtar, në të njëjtën kohë do të doja të falënderoja, sepse edhe një pjesë tjetër e stafit është zëvendësuar.
Do të doja të falënderoja Ilir Bozhiqin për kontributin e tij në ekipin Kombëtar, për më shumë se 3 vite, për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Do të doja të falënderoja edhe Luca Laurentin dhe Alarico Rossin, të cilët edhe ata do të zëvendësohen. Një falënderim shumë i madh nga unë dhe nga e gjithë FSHF për të gjithë kontributin tuaj për ekipin Kombëtar dhe, në të njëjtën kohë, unë ju uroj që të keni vetëm suksese në futboll, por padyshim që të keni një jetë sa më të mirë dhe të shëndetshme. Derën në Shqipëri do ta keni të hapur, padyshim që do të jeni pjesë e eventeve tona në çdo moment dhe uroj që të kemi vetëm momente të bukura dhe momente gëzimi. Faleminderit edhe njëherë të gjithëve dhe urime!”, tha Presidenti Duka.
Silvinjo u shpreh i lumtur dhe krenar për periudhën në krye të Kombëtares shqiptare, duke theksuar se përtej rezultateve sportive, ajo që do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij janë marrëdhëniet njerëzore dhe bashkëpunimi i përditshëm me stafin e FSHF-së. Trajneri brazilian falënderoi të gjithë punonjësit e Federatës për mbështetjen dhe vlerësoi frymën e unitetit që, sipas tij, ka shoqëruar ekipin gjatë gjithë rrugëtimit.
“Kur dikush e merr përsipër një punë, e merr përsipër që ta bëjë në 100% të saj. Ka raste që puna shkon mirë, ka raste që nuk shkon mirë. Kështu është futbolli. Unë bëj një profesion shumë të vështirë, shumë prej jush këtu e dini. Tani flasim për 3 vite e gjysmë. Jam absolutisht i lumtur për atë që kemi bërë. Kemi thënë që nga dita e parë që “Ne jemi një”.
Nuk do doja të flisja për Euro 2024, kualifikueset e Botërorit apo fazën play-off. Unë do doja të flisja për më shumë se 100 persona që jetojnë dhe punojnë për Federatën. Me shumë prej jush kam pasur mundësi të bëj një bisedë të bukur dhe të pi një kafe. E kujtoj ende që 3 vite më parë, në katin e katërt ku është presidenti, aty ishte kafeja. Në orën 9 të mëngjesit shkoja aty dhe, ditë pas dite, kam pirë kafe me secilin prej jush dhe kam dëgjuar secilin prej jush që punoni në atë vend të bukur pune. Do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Përtej çdo gjëje që kemi parë këtu, që është e bukur, të emocionon, por sidomos ju, raporti human, këtë nuk do ta harroj kurrë. Secilin prej jush e kam në zemrën time. Faleminderit shumë, mirupafshim!”, tha Silvinjo.
Dorival shprehu emocionet dhe mirënjohjen për periudhën e kaluar në Shqipëri, duke falënderuar të gjithë punonjësit e FSHF-së për mikpritjen dhe bashkëpunimin e përditshëm. Ai theksoi se eksperienca me Kombëtaren shqiptare do të mbetet një nga kujtimet më të veçanta të jetës dhe karrierës së tij.
“Shumë emocione. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që punojnë në Federatë. Ka qenë vërtet një kënaqësi e madhe të isha pjesë e këtij vendi, të jetoja këtu, të takoja secilin prej jush çdo ditë; kjo më bënte të lumtur. I jam mirënjohës Zotit që kam pasur këtë eksperiencë në jetën time dhe që do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Doriva.
Pablo Zabaleta vlerësoi rolin dhe përkushtimin e të gjithë njerëzve që punojnë në Federatë, duke theksuar se çdo sukses i ekipit Kombëtar është rezultat i punës së përbashkët. Ish-mbrojtësi argjentinas u shpreh mirënjohës për periudhën e kaluar në Shqipëri dhe nënvizoi se lidhja me FSHF-në dhe me vendin tonë do të mbetet gjithmonë e veçantë për të.
“Unë do flas në anglisht, sepse nuk jam aq i mirë sa Silvinjo dhe Dori në italisht. Për mua është e njëjta gjë. Dua të them diçka: çdo organizatë është e përbërë nga njerëzit. Sigurisht, suksesi është në fushë dhe ndihmon, por çdo organizatë është e përbërë nga njerëzit. Përkushtimi, pasioni dhe çdo sukses pas ekipit jeni të gjithë ju, secili prej jush në Federatë. Siç thanë Silvio dhe Dori, kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e këtij vendi, e kësaj Federate. Është diçka që do të mbetet me mua përjetë.
President, vetëm një biletë për mua për çdo ndeshje, të paktën një biletë. Nuk dua tre apo katër, por të paktën më dërgo një biletë në cilëndo pjesë të stadiumit, pa problem.
Jam i sigurt se kur ke kaluar një periudhë kaq të mirë në një vend, gjithmonë do të kthehesh në një moment të caktuar. Jam i sigurt se Silvio, Dori dhe unë do të kthehemi për disa ditë, për të pirë një kafe, për të takuar gjithsecilin prej jush dhe uroj që kjo gjë të ndodhë shpejt. Faleminderit përsëri dhe fat të mbarë në të ardhmen”, tha Zabaleta.
E ardhmja e Mohamed Salah mund të jetë në Turqi. Mediat tu...
Skënderbeu ka vendosur t’i besojë pankinën Julian Ahmatajt...
Siç edhe pritej te Real Madrid-i, trajneri Alvaro Arbeloa ...
Manchester United ka rinovuar kontratën me Michael Carrick...
Manchester City ka njoftuar zyrtarisht largimin e Pep Guar...
Thomas Tuchel ka publikuar listën përfundimtare të Anglisë...
Aston Villa ka fituar trofeun e Europa League pas një fito...
Antonio Conte do të largohet në fund të sezonit dhe te Nap...
Enis Çokaj është zyrtarisht lojtar i Bochum, duke nisur nj...
Real Madrid po përgatitet për ndryshime të mëdha gjatë mer...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti këtë të mërkurë mbledhj...
Emërimi i Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare ko...
Klubi i Besiktasit ka konfirmuar zyrtarisht shitjen përfun...
Humbja ndaj Fiorentinës ka futur Juventusin në një moment ...
Silvinjo mbylli epokën e tij te Shqipëria. Pas një periudh...
Dy ndeshjet e fundit të “Final Four”, mund të luhen në të ...
Aventura e Rolando Maran në krye të pankinës kuqezi ka fil...
Edon Zhegrova mund të transferohet në kampionatin turk te ...
Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë ...
Adriano Valduci, anëtar i bordit drejtues te Skënderbeu dh...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 16 të tjerë kanë ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...