Doganierët grekë në grevë/ Ja oraret e bllokimeve nesër në 4 pika kufitare
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit i Policis...
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit i Policis...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në Stamboll të Turqisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme lidhur me zhvillimin e futbollit europian në vitet e ardhshme.
Një nga vendimet kryesore ishte miratimi në parim i formatit të ri për kompeticionet e kombëtareve europiane që do të zbatohet pas UEFA Euro 2028. UEFA Nations League 2028/2029 do të kalojë nga katër në tre liga me nga 18 skuadra. Çdo ligë do të përbëhet nga tre grupe me nga gjashtë ekipe që do të luajnë gjashtë ndeshje kundër pesë kundërshtarëve të ndryshëm. Me pjesëmarrjen e 55 ekipeve, Liga C do të ketë një grup me 7 skuadra.
Edhe eliminatoret europiane do të kenë një strukturë me nivele: Liga 1, e përbërë nga 36 skuadrat e Ligave A dhe B të Nations League, dhe Liga 2, e përbërë nga 18 (ose 19) skuadrat e mbetura.
Në Ligën 1 do të ketë tre grupe me nga 12 skuadra, të ndara në tre vazo me nga 12 ekipe. Çdo kombëtare do të luajë gjashtë ndeshje, brenda ose jashtë fushe, kundër gjashtë kundërshtarëve të ndryshëm, dy për çdo vazo, në një format të ngjashëm me kompeticionet e klubeve të UEFA-s.
Liga 2 do të organizohet njësoj si Liga C e Nations League, me tre grupe nga gjashtë skuadra (ose një grup me shtatë).
Skuadrat pritëse të turneut final do të marrin pjesë gjithashtu në eliminatoret Europiane, me objektiva të lidhura me pozicionimin e tyre në edicionin e ardhshëm të Nations League.
Skuadrat e renditura më mirë në çdo grup të Ligës 1 do të kualifikohen direkt në turneun final, ndërsa vendet e mbetura do të përcaktohen përmes një sistemi play-off-i, që do të garantojë mundësi të drejta kualifikimi edhe për skuadrat e Ligës 2.
Koncepti do të detajohet më tej gjatë muajve të ardhshëm përpara miratimit përfundimtar në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv në shtator.
Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi zgjerimin e Programit të Vëzhgimit për tribunat në këmbë për sezonin 2026/27.
Federatat që kanë marrë pjesë deri tani në këtë program do të mund të përdorin tribunat në këmbë në të gjitha kompeticionet e UEFA-s, përfshirë raundet kualifikuese të klubeve. Deri më tani, programi ishte i kufizuar vetëm për kompeticionet e klubeve për djem.
Federatat që nuk kanë qenë pjesë e programit, por që kanë përdorur tribuna në këmbë në kampionatin e tyre elitar për të paktën tre vitet e fundit, mund të aplikojnë për përdorimin e tyre në të gjitha kompeticionet e UEFA-s duke nisur nga 1 shtatori 2026.

Çdo federatë tjetër që dëshiron të prezantojë tribuna në këmbë mund të nisë përgatitjet përpara hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Infrastrukturës së Stadiumeve të UEFA-s për sezonin 2027/28. Rregullorja do të përfshijë standarde minimale të detyrueshme, të cilat do të miratohen pas konsultimeve të mëtejshme me federatat, klubet, ligat dhe organizatat e tifozëve gjatë sezonit të ardhshëm.
Në mbledhje u aprovuan edhe disa rregullore të reja të UEFA-s për periudhën 2026–2028, përfshirë rregulloret për kampionatin europian 2026-2028, rregulloren e licencimit të klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare (2026), Superkupën e UEFA-s 2026, kampionatin europian U-19 të Futsallit 2026-2027, amendamente në rregulloren për zbatimin e Statutit të UEFA-s, rregulloren Disiplinore të UEFA-s (edicioni 2026), rregulloren organizative të UEFA-s (edicioni 2026, rregulloren e pajisjeve të UEFA-s (edicioni 2026), rregulloren e Licencimit të Klubeve për kompeticionet europiane të futbollit të vajzave (edicioni 2026).
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës më 15 shtator në Selanik të Greqisë.
Emërimi i Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare ko...
Klubi i Besiktasit ka konfirmuar zyrtarisht shitjen përfun...
Humbja ndaj Fiorentinës ka futur Juventusin në një moment ...
Silvinjo mbylli epokën e tij te Shqipëria. Pas një periudh...
Dy ndeshjet e fundit të “Final Four”, mund të luhen në të ...
Aventura e Rolando Maran në krye të pankinës kuqezi ka fil...
Edon Zhegrova mund të transferohet në kampionatin turk te ...
Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë ...
Adriano Valduci, anëtar i bordit drejtues te Skënderbeu dh...
Arsenali është shpallur zyrtarisht kampion i Premier Leagu...
Kur Armand Duka doli para kamerave këtë të martë për të pr...
Southampton është përjashtuar nga “play-off”-et e Champion...
Egnatia është rikthyer fuqishëm në garën për titullin kamp...
Kombëtarja e Spanjës po përballet me probleme fizike pak j...
Klubi i Skënderbeut ka pësuar një goditje të rëndë pasi FI...
Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund t...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i rikthehet s...
Federata Portugeze e Futbollit ka publikuar listën zyrtare...
Epoka e Silvinjos në krye të Kombëtares shqiptare është mb...
Rolando Marani është zgjedhur si trajneri i ri i Shqipëris...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...