web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditë të “nxehta” te Milani, Furlani drejt largimit

22 Maj 2026, 19:54, Sport CNA

Ditë të “nxehta” te Milani, Furlani drejt largimit

Milani po përgatitet për ndryshime të mëdha në nivel drejtues pas ndeshjes vendimtare ndaj Cagliarit, e cila do të përcaktojë pjesëmarrjen ose jo në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Italia, administratori aktual Giorgio Furlani pritet të largohet dhe klubi ka nisur kërkimet për një drejtues të ri ekzekutiv. Procesi po koordinohet nga Massimo Calvelli, pjesë e bordit drejtues dhe bashkëpunëtor i afërt i Gerry Cardinale.

Mes emrave të përfolur për postin e ri është edhe Giovanni Carnevali i Sassuolos, ndërsa nuk përjashtohen profile të huaja. Në pikëpyetje mbetet edhe e ardhmja e Igli Tares dhe Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që mund të ketë një rol më të kufizuar në projektin e ri.

Situata është ende e paqartë edhe për Massimiliano Allegrin, edhe pse një kualifikim në Champions do të aktivizonte automatikisht rinovimin e kontratës së tij. Trajneri italian po shqyrton gjithashtu mundësinë e një aventure me kombëtaren italiane, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të marrin vendime të rëndësishme menjëherë pas përfundimit të sezonit.





Lajmet e fundit nga