web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një kombëtare rrezikon Botërorin, shkak epidemia

23 Maj 2026, 14:19, Sport CNA

Një kombëtare rrezikon Botërorin, shkak epidemia

Kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos do të përballet me masa të rrepta sigurie përpara nisjes së Botërorit 2026 për shkak të epidemisë së Ebola-s në vend.

Autoritetet amerikane kanë vendosur që skuadra të qëndrojë për 21 ditë në izolim në Belgjikë, aty ku aktualisht po zhvillon fazën përgatitore. Çdo shkelje e protokollit mund të rrezikojë hyrjen e ekipit në Shtetet e Bashkuara. Kombëtarja kongoleze pritet të mbërrijë në Houston më 11 qershor, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë më 17 qershor kundër Portugalisë.

Republika Demokratike e Kongos është kualifikuar për herë të dytë në histori në Kupën e Botës, pas pjesëmarrjes së vitit 1974 kur vendi njihej si Zaire. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar 82 raste të konfirmuara dhe 7 viktima nga Ebola, ndërsa janë regjistruar edhe rreth 750 raste të dyshuara.

Epidemia është shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar.





Lajmet e fundit nga