web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia “prek” titullin, fitore e artë ndaj Vllaznisë

23 Maj 2026, 21:15, Sport CNA

Egnatia “prek” titullin, fitore e artë ndaj Vllaznisë

Egnatia hodhi një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, pasi mposhti Vllazninë me rezultatin 2-1 në “Air Albania”, në raundin e dytë të “Final Four”.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 38-të, kur Sota shënoi me kokë pas krosimit të Kryeziut. Vllaznia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte në minutën e 77-të me Qaton, i cili përfitoi pas goditjes së Muratajt në shtyllë.

Pak minuta më vonë, në të 88-ën, Adjesa riktheu në avantazh Egnatian me një tjetër gol me kokë. Pas golit pati tension mes dy stafeve dhe Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë.

Rezultati nuk ndryshoi, ndërsa në fund rrogozhinasit arritën ta ruanin avantazhin. Me këtë sukses, Egnatia ngjitet në kuotën e 34 pikëve, tre më shumë se Vllaznia dhe Elbasani.





Lajmet e fundit nga