web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hysaj largohet nga Lazio: Shpresoj të riktheheni aty ku meritoni

24 Maj 2026, 15:35, Sport CNA

Hysaj largohet nga Lazio: Shpresoj të riktheheni aty ku meritoni

Elseid Hysaj ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me Lazion pas pesë sezonesh në kryeqytetin italian.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare largohet nga skuadra bardhekaltër në fund të qershorit, kur i përfundon kontrata me klubin.

Gjatë eksperiencës së tij te Lazio, Hysaj zhvilloi 131 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Futbollisti shqiptar reagoi me një mesazh në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin dhe tifozët për periudhën e kaluar në Romë.

“Kanë qenë vite shumë intensive, me shumë emocione dhe momente të bukura, por edhe të vështira. Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës time. Shpresoj që Lazio të rikthehet aty ku e meriton”, shkroi Hysaj.

Edhe Lazio publikoi një mesazh lamtumire për mbrojtësin, ndonëse ai nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit nga trajneri Maurizio Sarri. Tashmë Hysaj është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat për të ardhmen, me interes konkret nga Serie A dhe kampionati arab.





Lajmet e fundit nga