web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e Botërorit shkakton polemika, asnjë lojtar i Realit te Spanja

25 Maj 2026, 17:06, Sport CNA

Lista e Botërorit shkakton polemika, asnjë lojtar i Realit te Spanja

Spanja ka publikuar listën me 26 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Luis De La Fuente për Kampionatin Botëror. Federata spanjolle zgjodhi një prezantim të veçantë, ku emrat e lojtarëve u lexuan nga punëtorë të ndryshëm, ndërsa në video mori pjesë edhe mbreti Felipe VI.

Barcelona është klubi me më shumë përfaqësues në kombëtare, me 8 lojtarë të thirrur nga De La Fuente. Ndërkohë, për herë të parë pas shumë vitesh, Reali i Madridit mbetet pa asnjë futbollist në listën e Spanjës për Botërorin, diçka që ka shkaktuar polemika.

Jashtë ka mbetur mbrojtësi Hujsen, ndërsa rikthimi i Erik Garcias konsiderohet një nga risitë kryesore. Në skuadër janë përfshirë edhe Mikel Merino, Niko Williams dhe Lamine Yamal, megjithëse të tre kanë probleme fizike dhe rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e parë.

Spanja ka bërë publike edhe një Listë B me lojtarë të rinj që do të stërviten me ekipin deri në miqësoren ndaj Irakut. Kampionët e Europës bëjnë pjesë në grupin H të Botërorit, së bashku me Kepin e Gjelbër, Arabinë Saudite dhe Uruguain.

LISTA E PLOTË:

Portierë: Raya, Garcia, Simon.

Mbrojtës: Grimaldo, Cubarsi, Llorente, E.Garcia, Porro, Laporte, Cucurrella, Pubill.

Mesfushorë: Pedri, Rodri, Baena, Zubimendi, Ruiz, Gavi, Merino.

Sulmues: Yamal, Torres, Munoz, Williams, Pino, Oyarzabal, Olmo, Iglesias.





Lajmet e fundit nga