web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan pa Modric dhe Goretzka, merkato “digjet” nga Champions-i

25 Maj 2026, 16:53, Sport CNA

Milan pa Modric dhe Goretzka, merkato “digjet” nga Champions-i

Mungesa e kualifikimit në Champions League pritet të ndikojë në merkaton e Milanit për sezonin e ardhshëm. Klubi rrezikon të humbasë rreth 70 milionë euro të ardhura, duke e bërë më të vështirë afrimin e lojtarëve të rëndësishëm.

Emra si Luka Modric dhe Leon Goretzka lidhen me projektin kuqezi, por situata mund të ndryshojë pas largimit të mundshëm të Massimiliano Allegrit dhe mungesës në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Modric kishte dhënë sinjale për rinovim edhe për një vit, por kushtet aktuale mund ta shtyjnë të ndryshojë mendim. Edhe Goretzka, që ishte në kontakte me drejtuesit kuqezi, mund të mos pranojë një sezon vetëm në Europa League.

Në repartin ofensiv priten ndryshime të shumta, pasi Fullkrug nuk do të blihet, ndërsa në dyshim mbeten edhe Gimenez dhe Nkunku. Milani kishte menduar të investonte pas një shitjeje të mundshme të Rafael Leaos, me emra si Vlahovic, Sorloth, Mateta dhe Gabriel Jesus të përfolur për sulmin.

Situata mbetet e paqartë edhe për disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm, mes tyre edhe Mike Maignan, ndërsa klubi pritet të hyjë në një fazë të thellë rindërtimi.





Lajmet e fundit nga