web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Conte largohet me fitore, Napoli e mbyll si nënkampion

24 Maj 2026, 20:07, Sport CNA

Conte largohet me fitore, Napoli e mbyll si nënkampion

Napoli e ka mbyllur në vendin e dytë Serinë A, si nënkampion i Italisë. Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte arriti të mposhtte Udinesen me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin e saj.

Për të siguruar tre pikët e radhës, napolitanëve u mjaftoi një gol i shënuar gjatë pjesës së parë nga sulmuesi Rasmus Hojlund, i cili shfrytëzoi një asist të dhuruar nga mesfushori Kevin De Bruyne.

Ky sukses shërbeu gjithashtu si një lamtumirë pozitive për teknikun, i cili mbyll aventurën e tij dyvjeçare në krye të pankinës së kaltër, periudhë gjatë së cilës ishte një nga protagonistët kryesorë të ekipit.

Në përfundim të takimit, tifozët e pranishëm në stadium e kanë përcjellë skuadrën dhe stafin teknik me duartrokitje të gjata dhe ovacione. Ky vlerësim erdhi pas një sezoni impenjativ, ku përtej problemeve të shumta që u shkaktuan nga dëmtimet e shpeshta të lojtarëve, ekipi arriti të ruante stabilitetin dhe ta mbyllte garën në zonën e sipërme të klasifikimit.





Lajmet e fundit nga