web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E kryer/ Gattuso merr drejtimin e skuadrës në Serie A

25 Maj 2026, 16:11, Sport CNA

E kryer/ Gattuso merr drejtimin e skuadrës në Serie A

Trajneri Gennaro Gattuso pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Lazios për sezonin e ri.

Sipas raportimeve nga Italia, palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet sapo të hidhen firmat mbi kontratë.

Përpara prezantimit të teknikut të ri, klubi bardhekaltër duhet të zgjidhë përfundimisht kontratën aktuale me Maurizio Sarrin, i cili pritet të kalojë te skuadra e Atalantës.

Ky emërim shënon rikthimin e Gattusos në kampionatin italian, pas eksperiencave të tij të mëparshme në stolat e Milanit dhe Napolit.

Për teknikun kalabrez, ky rrugëtim vjen menjëherë pas mbylljes së përvojës në drejtimin e Italisë, aventurë e cila u ndërpre si pasojë e dështimit për tu kualifikuar në Botëror.  





Lajmet e fundit nga