web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Final Four”, të dyja ndeshjet në orar të njëjtë. Do vendoset kampioni

25 Maj 2026, 14:03, Sport CNA

“Final Four”, të dyja ndeshjet në orar të

Java e fundit e Superiores, e cila do të zhvillohet të dielën më 31 maj, do të përcaktojë skuadrën që do të shpallet kampione e Shqipërisë për këtë edicion futbollistik.

Në garë për trofeun kryesor janë tre ekipe, të cilat do të luajnë takimet e tyre në në orën 19:00. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia dhe Elbasani do të përballen në një sfidë direkte, ku të dyja kërkojnë vetëm fitoren për të shpresuar te titulli kampion.

Përveç rezultatit të tyre, këto dy skuadra do të varen edhe nga rezultati i takimit tjetër që zhvillohet paralelisht. Në stadiumin “Elbasan Arena”, kryesuesit e Egnatias do të luajnë përballë Dinamo City-t.

Skuadra rrogozhinase, pas sukseseve të arritura në fazën "Final Four" ndaj dy rivalëve direktë, mban fatin e vet në duar dhe me një fitore siguron matematikisht trofeun.

RENDITJA:

EGNATIA 34 pikë

ELBASANI 34 pikë

VLLAZNIA 31 pikë

DINAMO 27 pikë





Lajmet e fundit nga