web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizë e madhe! Skuadra e kategorisë së dytë fiton Kupën dhe do të luajë në Europë

25 Maj 2026, 15:09, Sport CNA

Surprizë e madhe! Skuadra e kategorisë së dytë fiton

Një nga surprizat më të mëdha të sezonit në futbollin portugez u regjistrua nga Torreense, që fitoi Kupën e Portugalisë pas suksesit ndaj Sportingut të Lisbonës në finale.

Skuadra nga qyteti i Torres Vedras u bë ekipi i parë nga divizioni i dytë që arrin të fitojë këtë trofe. Torreense kaloi në avantazh që në minutën e 4-t, duke e nisur finalen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sporting reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat me Luis Suárez, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 113-të, kur Sporting shkaktoi penallti dhe mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq.

Kapiteni Stopira u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe realizoi golin që vendosi fatin e trofeut. Ky sukses i siguron Torreenses pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, skuadra vijon të luftojë edhe për ngjitjen në elitën e futbollit portugez, pasi më 28 maj do të luajë ndeshjen e kthimit të “play-off”-it ndaj Casa Pia.





Lajmet e fundit nga