
Një festë e madhe do të organizohet nesër në oborrin e selisë së Foltores.
Albana Vokshi dhe Tritan Shehu do të presin fëmijët plot gëzim për të festuar 1 Qershorin.
Oborri do të mbushet me të qeshura nga përrallat e vjershat e Akil Krajës dhe Floriana Garos.
Dhe si në çdo rast feste, në këtë ditë të gëzueshme për demokratët, nuk do të mungojë muzika.
Foltorja ka zgjedhur këngëtarët më të mirë për të performuar, Gent Strazimirin dhe grupin e pleqve të rinj të FRPD-së.
Pasi të këndojnë, të hanë e të pinë siç e do adeti, fëmijët do i mbyllin festimet e gëzueshme duke takuar doktorin.
Detajet nga takimi i shumëpritur për të festuar 1 Qershorin, Foltorja na i sjell me një njoftim.
“Përshëndetje të nderuara zonja drejtuese,
Departamenti Brain Gain dhe Ekselenca në kuadër të projektit “Selia e Partisë Demokratike përtej politikës”, në bashkëpunim me LDG dhe FRPD do të organizojë një festë në selinë e Partisë Demokratike në 1 Qershor në orën 17:30.
Kjo është një ditë ku të gjithë, më shumë se kurrë, të kujtojmë se sa të rëndësishëm janë fëmijët në jetën dhe në shoqërinë tonë, dhe se sa shumë ata kanë nevojë për përshkushtimin tonë maksimal.
Anëtarët e departamentit Brain Gain dhe jo vetëm do të lexojnë përralla dhe vjersha për fëmijët, duke inkurajuar leximin dhe dashurinë për letërsinë. Fëmijët gjithashtu do të ketë mundësinë të pikturojnë dhe të vizatojnë për të shprehur anën e tyre artistike.
Aktivitetet do të shoqërohen me muzikë fëmijësh për të krijuar një atmosferë festive.
Pas këtyre aktiviteteve, fëmijët do të bëjnë një tur në ambjentet e selisë për ta përmbyllur aktivitetin me një vizitë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha”, thuhet në njoftim.
Ky takim me peshë të madhe të bën të mendosh gjatë...
Të qash a të qeshësh...
1 Qershori është nesër, dita e gëzimit të fëmijëve. P...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ia ka marrë këngës. Po,...
Baba Karlo ka një javë që bredh dyqan më dyqan. Nuk le...
Një lëvizje e re, e cila gjurmët e saj i ka disa kohë ...
Ta besojnë ose jo demokratët, le të thonë ç’të duan so...
Baba Karlon e ka kapur keq një dalldi e madhe për të f...
Lulzim Basha, ekselenti i gjumit dhe i matematikës, po...
Baba Karlo shkoi në Gjendje Civile sot që në mëngjes. ...
Baba Karlo po përgatit dokumentat për pension. Që në mëngj...
Baba Karlo hyri shend e verë në shtëpi. -Ke fituar ndonjë...
Kryetari i PD-së me vulë na uroi sërish. Nuk harron Lu...
Të gjithë prisnin me ankth ç’do të bëjë me vulën. Pyet...
Të nderuar shqipe, Shpresoj që kjo letër t’iu gjejë s...
Enkelejd Alibeaj ka gjetur kandidatin fitues të bashkisë s...
U çuditën fqinjët e Baba Karlos kur e panë sot nga dreka m...
Baba Karlo nis një kurs. Kur ia tha gruas në shtëpi ajo u ...
Njerëzit duken të shokuar. Mos qeshni kur lexoni! Mos u ta...
Nuk ndodh që Baba Karlon ta shohësh pa një bllok të tr...
“Baba Karlon” fëmijët e njohin nga përralla e Pinokut, e n...
Pasi zbuloi “talentin” për montazh të një audio-je e pasi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...