Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Baba Karlon” fëmijët e njohin nga përralla e Pinokut, e njohin si babai që në duart e tij ku kishin rrjedhur vite une, ai krijoi një fëmijë druri, i cili më pas pati një aventurë. I rritej hunda fëmijës nga gënjeshtrat nëpër aventurat e tij. Një përrallë e lexuar nga qindra miliona familjarë dhe fëmijë, rrallëkush nuk e ka lexuar. Pinoku që i rritej hunda nga gënjeshtrat.
Në fakt, në Shqipërinë tonë ka një tjetër “Baba Karlo” që nuk ka krijuar një personazh përrallash.
Shkruar aq mjeshtërisht nga Karlo Kollodi, i cili quhet dhe babai i pinokut, “Baba Karloja” i famshëm i përrallës, e cila mund të jetë shitur në miliona e miliarda kopje librash, apo është animuar në sa e sa forma të ndryshme.

Kemi dhe ne në Shqipërinë tonë “Baba Karlon”. E kemi dhe ne “Baba Karlon” italian të shqiptarizuar.
Por ndryshe nga autori Karlo Klodi, nga i madhi i të mëdhenjëve të letërsisë, me këtë vepër kaq të rezistueshme në dekada, kaq shumë të lexuar, vjen një tjetër Karlo, i cili është krejt e kundërta, krejt e kundërta e një autori fantastik, apo një “Baba Karloje”, i cili krijoi një pinok. Sepse Karloja jonë është ndryshe.
Nuk është një Karlo që shkruan bukur vepra për fëmijë, por është një Karlo që vjedh taksat e fëmijëve shqiptarë, nuk është Karlo autori por Karlo hajduti. Shkruan si i pari, por ....
Nuk është një “Baba Karlo” që bën një pinok, por është vetë Pinok, dhe nuk është një Pinok që i rritet hunda nga gënjeshtrat, por është një Pinok që hundën e ka të prerë nga milionat e gënjeshtrave që prodhon çdo ditë dhe xhepat që mbush duke gjobitur.

Ka Shqipëria një “Baba Karlo” hajdut dhe mashtrues. Ka Shqipëria një “Baba Karlo” që merr para nga qeveria, nga taksat e shqiptarëve, hap firma, bën nënkontraktime, miliona euro nga tendera sekret merr ky “Baba Karlo” i Shqipërisë.
I merr ato dhe i përdor për të bërë propagandë dhe gënjyer. Nuk e ka më problem sa i rritet hunda, tashmë hunda e tij është e këputur. Fytyra e tij është e pështirë dhe e neveritshme. Nuk vlen as si pinok.
Nuk është ëmbëlsia e “Baba Karlos” që krijoi pinokun, as pinoku vetë nuk është, por është një bandit, është një llum i kazanit të përditshëm politik, është një zi në ato pak shkëndija drite që ka media shqiptare.

Vjedh çdo ditë me konçesionet që i jep qeveria dhe tenderat, grabit prona private, rrëmben pasuri shtetërore, ndërton media me burime parash që tashmë nuk dihet nga kanë ardhur.
Bëhet fjalë për miliona euro, dhe askush nuk ka hyrë të hetojë, të paktën për të kontrolluar evazionin fiskal apo pastrimin e parave.
Ndërton media në prona shtetërore, përdor banditë në media dhe fshihet pas gjobave që ata vendosin 24 orë, i merr në mbrojtje kur iu thyejnë turinjtë rrugëve, sepse kanë vendosur gjoba apo kanë ngacmuar vajzat në rrugë.
I përdor gjobaxhinjtë për shantazh e presion për të mbajtur thesin e tij plot me gjobat që i vënë çdo 24 orë.

Nuk iu del për zot këtyre gjobave, sepse është frikacak e spurdhjak, por fshihet pas gishtit të gjithë e dinë se “Baba Karloja” po dirigjon disa vegla gjobaxhinjsh të cilët nuk i sulmon dot direkt nga mediat e tij që nuk u ndoqën kurrë, dhe janë thjeshtë dhe vetëm paçavure komunistësh italianë të pandreqshëm, por dhe këta të fundit kanë më shumë moral se ky “Baba Karlo” jonë që ngeli një hajdut dhe gjobaxhi i fëlliqur.
Dikush do t’a quante një maskara burrë që fshihet pas të tjerëve, nuk ka as kurajo të dalë përpara në sulm të shkruajë, të përmendë emra, të jetë përballë, por fshihet, vendos gjoba nëpërmjet të tretëve, apo çon nëpër ministria shkresa një projekt 20 apo 30 milionë për një propagandë në një televizon që nuk e pa kurrë askush dhe nuk pati kurrë një peshë mediatike. Thjeshtë ngeli një paçavure e një individi që shfrytëzon Shqipërinë dhe “besnikërinë” e tij ndaj Rilindjes e cila kishte nevojë për “Baba Karlon” e saj.

Një “Baba Karlo” që nuk lidhet fare me atë babanë e Pinokut, por thjeshtë dhe vetëm ngelet “Baba Karlo” gjobaxhi, bandit, hajdut i korruptuar, i përfshirë në skutat më të errëta meskinitetit, vjedhjes dhe abuzimit, të pastrimit të parave, çantave që vijnë nga korrupsioni i pushtetit dhe i japin forcë dhe e bëjnë më të pangopur njeriun që është strumbullari kryesor, ideatori kryesor dhe inkriminuesi kryesor i propagandës politike shqiptare.
Ngriti në art krimin në media, ngriti në art gjobën në media, “Baba Karloja” jonë, i Shqipërisë është ky. Mjerërisht e kemi një të tillë, “Baba Karlon”./ CNA.al
Pasi zbuloi “talentin” për montazh të një audio-je e pasi ...
Supermeni i “Big Brother”-it, opinionisti Arbër Hajdari ka...
Ore vëlla, si je? Më dëgjo me vëmendje. Do zbresësh nga ...
Edi Rama: Kazanët mediatikë vëlojnë shpifjen e tyre pë...
Sot CNA.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Kontribuuesve...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadrot e...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al shpall Arian Çanin kuadro multidimensional/ Mba...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
“Profesori”, “doktori”, gjithologu, Ermal Mamaqi, i cili ë...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev ka miratuar ha...
Deputeten Sorina Koti e ka dëgjuar me vëmendje preside...
Thuhet se do të vazhdojë me një ndeshje kthimi. Pas t...
Futbolli shqiptar ka njohur festën e tij më të madhe n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...