
U çuditën fqinjët e Baba Karlos kur e panë sot nga dreka me një njollë ngjyrë kafe në ballë.
- Ti je italian apo jo? - e pyeti Kaçi, fqinji.
- Po, italiano vero jam, - u mburr Baba Karlo.
- Mos ke lidhje me Indinë?
- Jo, jo. Nuk kam lidhje.
- Po atëherë ç’e ke këtë njollë mu në mes të ballit?
Baba Karlo heshti. Shkoi te dyqani i Bledit që shet byrekë dhe pasi mori një kartëpecetë, po fshinte njollën.
- Me çfarë e ke bërë? Me bojë antiruxhio që ballin mos të ta gërryejë ndryshku? - e ngacmoi Miri.
Nën këtë breshëri pyetjesh Baba Karlo u dorëzua dhe ia nisi rrëfimit.
Baba Karlo mëson të numërojë lekët e gjobave.
- Siç shkruhet dhe siç e dinë gjithë shqiptarët unë kam marrë plot prona shteti me qira 1 euro në vit. Kam dhe ca koncesione e vjel goxha para prej tyre. Por kur po shoh që populli po vuan më vrau ndërgjegjja. Ndaj doja të falem e të lutem për këtë popull që lodhet e robëtohet që të pasurohem unë. Shkova te një kishë katolike, ngaqë jam katolik, por sa i thashë fratit pse shkova atje, ai nisi të qeshë dhe më tregoi derën.
“Nuk pranojmë pendesa nga hajdutët”, më tha. Atëherë shkova në Kishën Ortodokse, por papu ma preu: “Mos u lodh me lutje se njihesh si grabitës. Dorëzo gjënë e vjedhur, pastaj eja”. Mbeta ngushtë, ndaj trokita në xhami. Hoxha më pyeti, pse kisha shkuar tek ai.
“Të bëhem synet”, i thashë shpejt e shpejt që ai të mos më nxirrte jashtë. Hoxha pranoi dhe pas ca minutash më erdhi një çun me një shishe jodi në dorë. Ngjeu pambukun me të dhe fap filloi të më lyente ballin. “Ej”, i bërtita: “Ç’bën, do bëhem synet?”
“E di, e di”, tha çuni e ma lyente ballin me jod. Pastaj nxori një brisk e gati drejt ballit tim. “Ç’bën more”, ulërita. “Po të bëj synet”, më tha. “Synet në ballë?”, i thashë. Po ku? “Se ti je bërë komplet si ai poshtë”, foli e gati brisku afër kokës sime të madhe. Ika me vrap, shpëtova nga synetllëku, por nuk po e fshij dot jodin.
Fqinjët e Baba Karlos edhe qeshnin, edhe heshtnin. Ky quhet Baba Karlo, apo i ka rënë r-ja? Kështu pyesnin veten. Do t'i ketë rënë patjetër germa “r” derisa ia lyejnë ballin me jod para se ta bëjnë synet, i dhanë karar ata.../ CNA.al
Baba Karlo nis një kurs. Kur ia tha gruas në shtëpi ajo u ...
Njerëzit duken të shokuar. Mos qeshni kur lexoni! Mos u ta...
Nuk ndodh që Baba Karlon ta shohësh pa një bllok të tr...
“Baba Karlon” fëmijët e njohin nga përralla e Pinokut, e n...
Pasi zbuloi “talentin” për montazh të një audio-je e pasi ...
Supermeni i “Big Brother”-it, opinionisti Arbër Hajdari ka...
Ore vëlla, si je? Më dëgjo me vëmendje. Do zbresësh nga ...
Edi Rama: Kazanët mediatikë vëlojnë shpifjen e tyre pë...
Sot CNA.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Kontribuuesve...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadrot e...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al shpall Arian Çanin kuadro multidimensional/ Mba...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...
“Profesori”, “doktori”, gjithologu, Ermal Mamaqi, i cili ë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...