Ekspertët paralajmërojnë një tërmet të fuqishëm në dekadat e ardhshme/ Ministrat e Shëndetësisë mblidhen në Stamboll
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur fjalën e saj në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) të mbajtur në Vjenë.
Vokshi, gjatë fjalës së saj, ka kërkuar mbështetjen e PPE-së për Rezolutën Emergjente për Shqipërinë, duke e cilësuar situatën në vend si një moment kritik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Deputetja u shpreh se rezoluta vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një përkeqësim të thellë të standardeve demokratike.
Duke u ndalur te situata në vend, Vokshi foli për protestat qytetare që, sipas saj, prej javësh po zhvillohen në mënyrë paqësore nga mijëra qytetarë, kryesisht të rinj. Ajo akuzoi qeverinë se u është përgjigjur protestave me presion dhe sulme ndaj qytetarëve.
Sipas Vokshit, rezoluta mbështetet mbi gjetjet e Misionit të PPE-së dhe kërkon dialog politik gjithëpërfshirës, si dhe zgjidhje transitore, përfshirë një qeveri kujdestare ose teknike, me synim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rivendosjen e besimit të qytetarëve.
Fjala e deputetes së PD-së, Albana Vokshi:
Presidenti Berisha do të paraqesë përfundimet e Misionit të PPE-së dhe situatën e përgjithshme në Shqipëri, unë do të ndalem shkurtimisht në disa pika. Së pari, faleminderit! Falënderoj Presidentin Weber, Sekretaren e Përgjithshme Dolors Montserrat, Presidencën e EPP, që miratuan dhe pranuan të vënë në rendin e ditës këtë Rezolutë Emergjente për Shqipërinë.
Falënderoj Patrick dhe Stafin e PPE-së për punën e tyre gjatë gjithë fundjavës për ta bërë këtë të mundur. Fakti që nuk ka asnjë amendament tregon që kam bërë një punë të mirë bashkë me Patrick. Së dyti, pse kjo rezolutë sot? Sepse Shqipëria ka arritur në një moment kritik. Rrëshqitja demokratike, kapja e shtetit, korrupsioni dhe shkrirja e plotë e kufirit ndarës mes shtetit dhe partisë kanë detyruar dhjetëra mijëra qytetarë të dalin në rrugë në protesta paqësore në Shqipëri dhe përtej.
Të gjitha këto janë konfirmuar nga raportet e ODIHR, V-Dem, AFET, Parlamenti Europian, vlerësimi IBAR i Komisionit Europian dhe, mbi të gjitha, nga përfundimet e Raportit të Misionit të PPE-së. Së treti, çfarë po ndodh në Shqipëri?
Prej gati një muaji, çdo ditë, dhjetëra mijëra qytetarë-kryesisht të rinj të Gjeneratës Z-protestojnë. Në mënyrën më dinjitoze, paqësore dhe plot ngjyra, ata nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë thjesht një të ardhme në vendin e tyre, ku të mbizotërojë merita, ku institucionet t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo partive politike, dhe ku sundimi i ligjit të zbatohet njësoj për të gjithë.
Ajo që nisi si një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është shndërruar në një lëvizje qytetare mbarëkombëtare kundër korrupsionit, kapjes së shtetit dhe aleancës mes pushtetit politik, interesave oligarkike dhe krimit të organizuar. Përgjigjja e qeverisë nuk ka qenë dialogu. Ka qenë fyerja, intimidimi, fushatat denigruese dhe ndjekja ligjore e protestuesve paqësorë. Kryeministri Rama ka mallkuar qytetarët e tij, ndërsa ka shpikur si armiq algoritmet dhe “forcat e huaja” që, sipas tij, po përpiqen të destabilizojnë Shqipërinë. Së fundi, çfarë kërkojmë sot nga PPE-ja?
Ne nuk kërkojmë vetëm mbështetje për Partinë Demokratike. Ne kërkojmë që PPE të qëndrojë në krah të qytetarëve shqiptarë dhe të mbrojë parimet e saj dhe vlerat europiane: demokracinë, shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të ndershme dhe konkurruese, një reformë zgjedhore të mirëfilltë, ndarjen e qartë të shtetit nga partia, përgjegjësinë për krimet zgjedhore, çmontimin e rrjeteve të patronazhit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
Kjo rezolutë pasqyron gjithashtu, dhe ngrihet mbi përfundimet e Misionit të PPE-së, duke bërë thirrje për dialog politik gjithëpërfshirës dhe për zgjidhje transitore-përfshirë një qeveri kujdestare ose teknike-me qëllim rivendosjen e besimit dhe garantimin e zgjedhjeve vërtet të lira dhe konkurruese. Në demokraci, gjithçka fillon me votën dhe përfundon me votën. Qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të protestojë në mënyrë paqësore, demokratike dhe proeuropiane. Prandaj i bëjmë thirrje PPE-së të qëndrojë në krah të qytetarëve shqiptarë dhe të ndihmojë në rikthimin e shpresës. Ju ftoj të gjithëve ta mbështesni këtë Rezolutë Emergjente. /CNA
I pranishëm në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërma...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Europian të In...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e...
Seanca dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Klodjan Braho, në Kom...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Gazetari Mentor Kikia ngriti sot pikëpyetje lidhur me pran...
Këshilli i Ministrave, nga mbledhja e mbajtur sot më datë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi s...
Qeveria ka vendosur të emërojë këtë të martë drejtorin e r...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë nesë...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pak minuta m...
Seanca plenare që u nisi këtë të martë në orën 10:00 përfu...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duket se ka ndërmar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa pak minuta më parë ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot se indeksi...
Qeveria shqiptare ka akorduar një bonus për pensionistët p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka regu...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, reagoi pak minuta më pa...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu pri...
Seanca plenare që po mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë ë...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...