web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shërbimet e huaja në lojë?/ Gazetari: Mund të jenë ulur këmbëkryq në protestë, rrezik për sigurinë kombëtare

30 Qershor 2026, 22:44, Politikë CNA

Shërbimet e huaja në lojë?/ Gazetari: Mund të jenë ulur

Gazetari Mentor Kikia ngriti sot pikëpyetje lidhur me praninë e sherbimeve të huaja sekrete në Tiranë prej protestës qytetare.

Teksa fliste lidhur me këtë çështje në një emision televiziv, Kikia tha se shqiptarët meritojnë një përgjigje për këtë narrativë jo pak të rëndësishme, pasi siç argumentoi, mund të çojë në pasiguri kombëtare.

Më tej, Kikia u shpreh se këto shërbime sekrete të vendeve fqinje si Greqia apo Serbia, por edhe Irani që përflitet, mund të jenë ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Sipas gazetarit, strukturat paralele shqiptare duhet të jenë të afta dhe të gatshme për veprim.  

“Jemi në kushtet kur meriton një përgjigje serioze ose duhet hequr dorë nga një narrativë; ndërhyrja e shërbimeve të huaja. Unë mendoj se është në turpin e një shteti që në rastin më të parë, kur shikon se në rrugë kanë dalë jo thjesht mbështetësit e një partie politike, por qytetarë të ndryshëm, fillon edhe i etiketon si agjentë ose të financuar nga shërbimet greke ose serbe. Pastaj nga shërbimet iraniane. Nuk vë në dyshim se Shqipëria ka vende armiqësore në rajon ose edhe Irani me hallin e Hormuzit ka kohë të merret edhe me ne. Pyetja është nëse shërbimet e huaja janë ulur këmbëkryq këtu ose janë të aftë të financojnë për të dalë në protestë, po shërbimet tona ku janë? Duhet të ishin të afta të vepronin. Nëse po, do të thotë se siguria jonë kombëtare ka rënë”,-tha Kikia./CNA





Lajmet e fundit nga