web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"The Albanian Files"/ Këlliçi: Skandaloze, studiot arkitekturore manipulojnë historinë e vendit

1 Korrik 2026, 09:41, Politikë CNA

"The Albanian Files"/ Këlliçi: Skandaloze, studiot

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në "Syri TV", ka folur sërish për librin “The Albanian Files”. Këlliçi tha se studiot arkitekturore ndërkombëtare po vijnë dhe po manipulojnë historinë e vendit.

Demokrati tha se shqiptarët po trajtohen si kavie eksperimentale.

Sa u përket projekteve arkitekturore, Këlliçi tha se Rama e trajton tokën si pronë private dhe jep projekte, nuk bëhen aplikime nga studiot arkitekturore.

 

Studio arktitekture ndërkombëtare vijnë dhe manipulojnë historinë e vendit. Kjo është skandaloze.

PS që ka ndërruar emrin në ’91, sipas tyre janë modernë, Rama është vizionar. Kurse PD, konsiderohet si komuniste.

Këto studio kaq të mëdha, sigurisht kanë ndikimin e tyre dhe janë të lidhura përmes njohjeve me qeveritë e BE-së.

Shqiptarët trajtohen si kavie eksperimentale dhe të vjen Rama e thotë 'këtu do të vijë studio holandeze, këtë do ta marrin belgët'.

Ky që thoshte dikur jetoj në dhomën që ka lënë vëllai im dhe aty do të jem edhe kur të bëj karrierë. Ky mashtrues. E trajton tokën si pronë private dhe jep projektet. Nuk vijnë arkitektët të aplikojnë për projekte”, tha Këlliçi.





Lajmet e fundit nga