Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Në media dhe jo vetëm zien prej muajsh çështja e shumëpërfolur: Kush i shiti dokumentet e inceneratorëve? A thua se ky është halli më i madh i një skandali 178 milionë euro.
Shkrimet, editorialet, shënimet, nuk kanë munguar nga mediat e paguara nga inceneratorët, të cilat mesa duket i mundon pa masë kjo pyetje.
Në fakt, kjo pyetje i shqetëson, i mundon, pasi nëpërmjet këtyre dokumenteve, një pjesë e rëndësishme e tyre e publikuar nga CNA, vërteton përfshirjen e disa mediave, pagesave që kanë marrë, si dhe kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe skemën e vjedhjes së miliona eurove.
Janë ngritur hipoteza, janë krijuar skema ku kanë përfshirë edhe zv-kryeministrin Arben Ahmetaj, se ky i fundit ka shpërndarë dokumentet.
Por kush i nxori dokumentet e inceneratorëve?
CNA ka qenë ndër të para media që ka denoncuar me fakte këtë aferë korruptive që deri më tani u ka kushtuar shqiptarëve 178 milionë euro.
Në fakt një pjesë e kazanit mediatik merren me vrull dhe pasion që të gjejnë nga kush kanë dalë dokumentet që i nxorën zbuluar jo vetëm ata, por një sërë zyrtarësh të lartë, e të çojnë te kryebashkiakët, ministrat, 99-çat e Rilindjes etj. Lodhen kot pasi shumica e dokumenteve gjenden "online".
Kërkojnë të shmangin thelbin, dëmin që u është bërë shqiptarëve duke i vjedhur.
Në vend që të merren me personat e përfshirë në këtë skemë korruptive dhe shqiptarëve t'u kthehen paratë e grabitura, ku ka shërbyer prej muajsh një bandë mediatike, mercenarë mediatikë, gjobaxhinj, duan të gjejnë me ngulm nga ku kanë dalë dokumentet për aferën e shekullit.
Kanë përdorur një sërë formash, tentativa për të blerë media, apo për të mbyllur gojën e profesionistëve, por me këto nuk ia kanë dalë.
Pyetja që në fakt ka peshë në këtë histori është: A janë të vërteta këto dokumente dhe çfarë kanë zbuluar?
Dokumentet e publikuara nga mediat e inceneratorëve janë plotësisht të vërteta dhe madje kanë ndihmuar edhe SPAK-un në lidhje me hetimet për këtë aferë.
Nuk ka rëndësi se kush i ka nxjerrë këto dokumente. Nuk ka rëndësi se a ka qenë Sali Berisha në bashkëpunim me Arben Ahmetajn, Veliaj me Ilir Metën, Jorida Tabaku me Edi Ramën, nuk ka rëndësi nëse i ka nxjerrë Klodian Zoto me Damian Gjiknurin apo Mirel Mërtiri me Vjollca Hoxhën, apo ndonjë person tjetër i përfshirë në këtë aferë.
I rëndësishëm është fakti që dokumentet janë në duart e SPAK-ut dhe vërtetojnë që inceneratorët janë një aferë korruptive, ku në të janë përfshirë "kokat" e shtetit.
Dokumentet kanë treguar se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, gjithë skemën dhe duket më së miri se për këtë aferë ka pasur vullnet politik.
Propaganda e pushtetit, e gjendur në këto kushte, së pari kërkon të mashtrojë opinionin duke e spostuar debatin në teza pa vlerë dhe nga ana tjetër po vijojnë me një tjetër skemë, që të mos lejojnë SPAK-un të veprojnë deri në fund, duke ngritur komisione "Ad-Hoc". Edhe kjo tentativë e tyre ka për të dështuar, pasi nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet e ndërkombëtarëve.
Thelbi është që SPAK duhet të hetojë deri në rrënjë këtë aferë dhe duhet të vihen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë. Është koha e SPAK-ut të veprojë dhe të tjerë persona të vihen në pranga.
Këtu u kthejmë sërish përgjigje mediave të inceneratorëve dhe personave të interesuar, që me pak hulumtim "online" në Holandë, marrin përgjigjen që duan për pyetjen e famshme: Kush i nxori apo i shiti dokumentet e inceneratorëve?
CNA ka publikuar dokumentet zyrtare nga Dhoma e Tregtisë në Holandë, ku tregohet gjithë skema për këtë aferë korruptive.
Në vend që të hamendësojnë, mirë është që të punojnë, të hulumtojnë, megjithëse as punën e tyre nuk e bëjnë dot pasi duart dhe gojën i kanë të zëna me paratë e pista dhe plehrat e inceneratorëve./CNA
Prej datës 17-18 janar, CNA zbuloi ekskluzivisht skemën dh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin e krijuar...
“A janë të mjaftueshme 7 milionë lekë pagë për gjyqtarin k...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ësht...
CNA ka zbuluar skenarin e mazhorancës për seancën plenare ...
Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, mblodhi sot Grupin Par...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbaj...
Një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës ditët ...
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e radhës të Grupit Pa...
CNA ka hapur një sondazh për të gjithë lexuesit e faqes dh...
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshje...
Lulzim Basha, “ekselenti” i opozitës, që ka regjistrua...
Të hënën, Partia Demokratike ka organizuar një protestë ko...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Pasditen e kësaj të shtune ka nisur mbledhja e Këshillit K...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi akuza n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferen...
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Bashkisë së Poli...
Sa i përket idesë që qytetarët kanë për të ardhmen poltike...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklaratave të bë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...