“Hajduti bërtet kapeni hajdutin”/ Meta i bllokut të zi, i shqetësuar për korrupsionin
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është shfaqur sot i shqetësuar du...

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave, e ndërsa janë njoftuar edhe vendimet e marra.
Nga hapja e basteve, fondi e mbështetja për emergjencat civile, lëvizja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, e tek aksioni i kamerave, ishin çështjet e prekura nga ministrat përkatës gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se asnjë pikë e basteve "online" nuk do të jetë në territor.
Më tej Ibrahimaj u shpreh se bastet do të funksionojnë vetëm "online". E pyetur lidhur me arrestimin e zyrtarit Arlind Gjokutaj, i cili përfundoi në pranga për shpërdorim detyre, Ibrahimaj tha se për këtë çështje presim të vendosë drejtësia dhe se nuk bëhet as gjyqtare e as prokurore.

"Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve sportive 'online'. S’do të ketë pikë të hapur në territor, por siç ndodh në të gjitha vendet e botës, do bëhen 'online'. Njerëzit mund të luajnë 'online' në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh. Po mund që në bazë të ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga informaliteti. Ne kemi pasur një qëndrim për cështjet në hetim. Nuk bëhem gjyqtare as prokurore, ia kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se si funksionion. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do t'ju bëjmë me dije.”- tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar miratimin e projektit që lidhet me mbështetjen për emergjencat civile. Peleshi njoftoi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm dhe se bëhet fjalë për një fond prej 2 milionë dollarësh. Më tej ai shtoi se gjatë këtij viti do jetësohet financimi i qeverisë italiane për të mbështetur plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin për përballimin e emergjencave civile, i cili do të jetë 30 milionë euro.
“Është miratuar një projektvendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekësh, e thënë ndryshe, 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarësh, që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin. Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qendror për përballimin e emergjencave civile”, tha Peleshi.
Ndërsa ministri Bledi Çuçi njoftoi gjatë konferencës së Këshillit të Ministrave dy vendimet e fundit që janë marrë. Ministri njoftoi se qytetarëve të Ballkanit Perëndimor do t'u duhet vetëm një kartë identiteti për të lëvizur. E ndërsa vendimi i dytë ka të bëje me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave, gjë e cila pritet të sjellë krijimin e informacioneve ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre.

Çuçi më tej reagoi edhe lidhur me aksionin e çmontimit të kamerave, teksa u shpreh se ka pasur një lloj kamuflimi se sa u takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Ministri lëshoi një mesazh drejt krimit ku u shpreh se s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.
“Janë marrë dy vendime, për rritjen e sigurisë në rajon dhe krijimin e lehtësirave të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Me hyrjen në fuqi të vendimit, të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit. Kjo është në frymën e nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Sa i përket sigurisë, ka të bëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave. Kjo na sjell akoma më afër me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut, vetëm vitin që kaloi kemi pasur 20 të tilla, me Maqedoninë e Veriut krijojmë informacione ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre. Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi, se sa u takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lëmë në këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.” tha Çuçi./CNA.al
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është shfaqur sot i shqetësuar du...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka kursyer ambasadoren a...
“Rama kishte një qëllim tjetër, të merrte peng, siç e mori...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot me akuza të...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, teksa ka folur për zgjedhjet e ...
Në seancën plenare të së nesërmes Kryeministri Edi Rama do...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kush do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, P...
Zgjedhjet e 14 majit kanë vënë në lëvizje Komisionin qendr...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp njo...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, i cili është në Kuvend me...
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpr...
Deputeti Gazment Bardhi ka bërë hapa pas dhe i ka zgjatur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sër...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...