LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha zbulon datën/ Kur do të mbahet protesta e opozitës

31 Janar 2023, 21:46, Politikë CNA

Berisha zbulon datën/ Kur do të mbahet protesta e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e mbajtjes së protestës pas mbledhjes me kryesinë në selinë blu.

Berisha bëri të ditur se protesta do të mbahet në orën 12:00 të 11 shkurtit, para Kryeministrisë.

“Me datën 11 shkurt, Shqipëria mëshon drejt Tiranës. Tirana vërshon në rrugë dhe sheshet e saj me një protestë kombëtare, të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore, duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirshme”, theksoi kryedemokrati.

Kujtojmë se protesta e opozitës ishte paralajmëruar më parë nga CNA.al dhe vjen pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama dhe një sërë politikanësh e zyrtarësh në Shqipëri./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga