“Mos hani bar”/ Berisha: Kim është McGonigal me fustan
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka kursyer ambasadoren a...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të përgatitet mirë.
Pasi sipas tij, lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës (kryetares së Kuvendit), nuk do t'ia zgjidhin problemet atij.
“Vijmë te qëndrimi i fundit. Ne paraqitëm kërkesën për debat. Gjëja më normale. Na bllokuan në mënyrën më antiligjore.
Për të zevendësuar këtë, tani del interpelanca e Alibashës me padronin e tij.
Se i bashkërendojnë. Po kjo është e turpshme. Por ne nuk lëshojmë.
Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore.
Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën.
Po a do ta lëshojmë ne parlamentin? Kurrë. Ne do të bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e lirë”, është shprehur Berisha.
Ai ka thënë më tej se nuk do ta lëshojnë parlamentin përkundrejt çdo mase që marrin.
“Ne do të mbrojmë çdo gjë në interes të shqiptarëve.
Ndaj dhe të harrojnë ata se përjashtuan pesë, por ju jeni të tjerë sa 15 më shumë.
Ndaj të përgatitet mirë Edi Rama, se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës, nuk do t'ia zgjidhin problemet atij.
Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë një si ajo nuk ka ekzistuar aty.
Ndaj dhe mbetet që ne të shumëfishojmë aktivitetin tonë parlamentar dhe të përballemi me këtë bandë, që nuk ka Kushtetutë, nuk ka ligj”, ka thënë se Berisha.
Berisha, ndër të tjera, ka folur për një revolucion, që sipas tij, nuk do të dështojë kurrë.
“Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat dhe dialog intensiv me zgjedhësit tanë, t’u qartësojmë gjithçka.
Pse është jetike kjo betejë, ky revolucion. Do ta dorëzojmë ne?
Kurrë, ky revolucion nuk do të dështojë kurrë. Ky revolucion do të njohë vetëm fitore.
Duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament. Ju duhet të sqaroni zgjedhësit se ata nuk e dinë se në ç’mënyrë të turpshme dhe banditeske, sillet me urdhër të Edi Ramës, Linda e parlamentit.
Duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve shqiptarë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë, kërkuam debat, firmosëm për të kërkuar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë, marrëdhëniet mes dy vendeve.
Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrë antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale dhe staliniste propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar. Alibasha i marrë peng me dosje, u nënshtrohet verbërisht urdhrave të Lindës dhe Edi Ramës.
Çfarë do të thotë kjo, duhet t’ua sqarojmë qytetarëve: si mund të pranohet përjashtimi i katër deputetëve pa asnjë ligj, pa asnjë rregull, pa asnjë gjë. Sot nuk përjashton dot katër nxënës nga klasa.
Kurse këta sillen si banditë, si njerëz që ndajnë flligështinë më të madhe me njëri-tjetrin.
Ne do të ngrihemi, kjo situatë nuk mund të pranohet”, është shprehur Berisha./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka kursyer ambasadoren a...
“Rama kishte një qëllim tjetër, të merrte peng, siç e mori...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot me akuza të...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, teksa ka folur për zgjedhjet e ...
Në seancën plenare të së nesërmes Kryeministri Edi Rama do...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kush do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, P...
Zgjedhjet e 14 majit kanë vënë në lëvizje Komisionin qendr...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp njo...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, i cili është në Kuvend me...
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpr...
Deputeti Gazment Bardhi ka bërë hapa pas dhe i ka zgjatur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sër...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka nd...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...