“Një President dhe 5 opozita”/ Ironia e Patozit me ‘fuqinë përçarëse’ të Begajt
Ish-koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...

Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit. I propozuar 24 orë më parë nga shumica socialiste në pushtet, zoti Begaj u zgjodh sot në mbrëmje, po me votat e saj, për t’u ngjitur në postin më të lartë të shtetit. Ai mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër. Pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.
Deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, u larguan nga salla, ndërsa një pjesë tjetër, që njeh si kryetar të grupit demokrat zotin Enkelejd Alibeaj, nuk morën pjesë në seancë. Ata që mbrëmë ngritën akuza direkte ndaj zotit Begaj, ndërsa deklaruan se kryeministri “nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore”, një referencë direkte për një pjesë të pronave të ushtrisë që kanë kaluar në duart e privatëve.
Votimi i sotëm, ishte i katërti në radhë, ndërsa 3 të mëparshmit, ku kërkohej një shumicë e cilësuar, dështuan pasi shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e një figure konsensuale.
Presidenti i zgjedhur e ndoqi procesin e votimit në sallën e parlamentit. Ai do të marrë detyrën më 24 korrik. Kryeministri Edi Rama tha pas seancës së sotme se “i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”.
Seanca u parapri gjatë ditë me përmbylljen e një sërë procedurave, që nisën herët me mbledhjen e grupit parlamentar të shumicës. Mbrëmë, në kryesinë e partisë së tyre, socialistët shpenzuan të paktën afro dy orë në diskutime që siç u tha përfshinë një mori kandidaturash për presidentin e ri të vendit, përpara se të vendosnin për emrin e shefit e Shtabit të përgjithshëm. Ndërsa në grupin parlamentar, një gjë e tillë nuk u pa e nevojshme. Ose më saktë, kështu vendosi, kryeministri Edi Rama, pavarësisht se në të vërtetë deputetët janë ata që do shpreheshin më pas me votë për të ngjitur gjeneral-majorin Bajram Begaj në majën më të lartë të piramidës shtetërore.
“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë e nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë në aspektin e vendimmarrjes politike për votimin e Presidentit të ri të Republikës”, deklaroi kryeministri në mbledhjen e grupit. Deputetët socialist u mjaftuan me shpjegimin e zotit Rama për procedurat e ndjekur mbrëmë në kryesi dhe me arsyet se përse sipas tij kandidatura e propozuar kishte qenë zgjedhja e duhur. “Përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, u shpreh zoti Rama. Më pas, gjysma e 74 deputetëve të shumicës përmbyllën anën protokollare, duke firmosur propozimin në mbështetje të kandidatit të përzgjedhur.
Shefi i Shtabit të përgjithshëm, i cili që mbrëmë la mënjanë uniformën ushtarake, ndërsa u paraqit me veshje civile në takimin me kryeministrin, sot zyrtarizoi dorëheqjen duke firmosur kërkesën për lirimin nga detyra.
Ish kryeministri Berisha foli sot për një situatë të rrezikshme në lidhje me kufizimet e kushtetutës për emërimet në poste politike të ushtarakëve. Sipas tij “do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e Ushtrisë, në karrigen më të lartë të shtetit. Në rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake”.
Situata u duk se po komplikohej, për shkak dhe të faktit se presidenti Ilir Meta, i cili duhej të firmoste lirimin e gjeneralit, ndodhet prej dy ditësh në një aktivitet zyrtar në Stamboll. Megjithatë, kreu i Shtetit, e hodhi firmën e tij, prej andej, duke shmangur ndezjen e një debati juridik mbi këtë çështje.
Presidenti i zgjedhur mori menjëherë urimet e ambasadës amerikane në Tiranë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, deklaron ambasada e Shteteve te Bashkuara./VOA
Ish-koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...
Pas zgjedhjes së kandidatit të socialistëve Bajram Beg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-shefi i Sht...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pë...
Ambasada gjermane në Tiranë ka përzgëzuar Bajram Begaj...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh urimi për...
Parlamenti zgjodhi sot me 78 vota pro Bajram Begën si ...
Pas zgjedhjes së Bajram Begajt si president, Rama i ës...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me firmosjen e d...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zgjedhje...
Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i vendit. ...
Bajram Bega, zgjidhet President i ri i Republikës me 78 vo...
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvend për Presiden...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulan...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për presid...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeminis...
Senaca e sotme parlamentare, ku do të votohet kandidat...
Pas largimit nga salla e Kuvendit ku po votohet për ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...