LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti zgjedh Bajram Begën President/ Ja sa deputetë votuan pro dhe kundër

4 Qershor 2022, 19:03, Politikë CNA
Parlamenti zgjedh Bajram Begën President/ Ja sa deputetë votuan pro

Bajram Bega, zgjidhet President i ri i Republikës me 78 vota në Parlament.

Nga 84 deputetë që morën pjesë në votim, 78 votuan pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Kjo seancë plenare u shoqërua me debate që në fillim të saj, pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk u dha fjalën deputetëve të opozitës dhe vijoi me procedurën.

Deputetët opozitarë kundërshtuan Nikollën dhe në shenjë mosdakordësie bojkotuan votimin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat se lirimi nga detyra i Begajt është jokushtetues, pasi theksoi se Presidenti Ilir Meta e firmosi dekretin nga Stambolli, jashtë territorit të Shqipërisë.

Ndërkohë, kujtojmë se betimin si Kryetar Shteti, Bega do ta bëjë më 25 korrik, në datën kur përfundon mandati i Ilir Metës./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga