LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Meta mesazh nga Turqia

4 Qershor 2022, 16:56, Politikë CNA
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Meta mesazh nga Turqia
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga Turqia për procesin e intergrimit në Bashkimin Evropian, duke marrë shkas nga lufta Rusi-Ukrainë.

Me anë të një sttausi në rrjette sociale, Meta ka kërkuar të hapen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE

Kreu i Shtetit thekson se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të shndërrohet në një rast të dështuar dhe se gjithashtu duhet të liberalizohen vizat për Kosovën.   

“Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar. Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi. Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian. Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkruan Presidenti./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga