LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi tregon “çelësin” e fitores / Avantazhi im ndaj Veliajt

30 Mars 2023, 22:51, Politikë CNA

Këlliçi tregon “çelësin” e fitores /

Kandidati i Patisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar "çelësin" që do e çojë drejt fitores.

Gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, Këlliçi u shpreh se ajo që e favorizon atë nga kryebashkiaku aktual Erion Veliaj është se ai nuk ka pasur më parë poste të rëndësishme në qeveri.

Kandidati i PD-së tha gjithashtu se slogani i fushatës së tij është “Qyteti Tirana në duart tuaja”, pasi ai thekson se për herë të parë vjen një kandidat që nuk ka firmosur asnjëherë asnjë aferë korruptive dhe asnjë paligjshmëri.

Blendi: Në raport me Veliajn ju nuk keni njohjen që ai ka. Edhe për shkak të karrierës të gjatë që ka, vjen si ministër. Jeni i vetmi kandidat për kryetar bashkie që vjen pa pasur një post. Që prej vitit 1996 e në vijim të gjithë sfidantët kanë qenë ish-ministra, ish-zëvendëskryeministra.

 

Këlliçi: Ky është një avantazh i jashtëzakonshëm sepse dhe sloganin e fushatës e kam “Qyteti Tirana në duart tuaja”, ndryshimi në duart tuaja, dhe gjithçka e kam bazuar në konceptin e duarve në sensin që për herë të parë vjen një kandidat që i ka duart e pastra, nuk kam firmosur asnjëherë asnjë aferë korruptive dhe asnjë paligjshmëri. Kjo për qytetarin që na ndjek është një avantazh i jashtëzakonshëm dhe është në interest e qytetarëve. Arsyeja që unë nuk jam aq shumë i njohur se Veliaj është se un nuk jam gjithë ditën në televizor, nuk jam duke bërë show, nuk jam në çdo media dhe të shkoj në aktivitete ku të dal kryebashkiaku me përparse për të shpërndarë supë. Unë jam njeri që punoj shumë, jam shumë i dedikuar dhe për shkak të formimit tim në SHBA dhe e konsideroj veten si një menaxher të mirë me një ekip mbrapa që punon./CNA

Lajmet e fundit nga