Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të policisë dhe pezullimit të gjashtë efektivëve të tjerë, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj, ka kërkuar nga Prokuroria hetim më të plotë për të zbuluar të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 prill 2021.
Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, demonstron edhe një herë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.
Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.
Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka pasur dhe ka prapavijë politike.
Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja që dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rreme?
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian”, shkruan Alibeaj./ A.E-CNA.al
Ish-ministrja, Majlinda Bregu, ka folur pa filtra dhe ...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Majlinda Bregu ka komentuar largimin e ish-kryetarit Lulzi...
Analisti Mentor Kikia ka komentuar në “Log”, protestën...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, tha se protesta e 7...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka deklaruar në emis...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Deputeti Belind Këlliçi ka folur rreth zhvillimeve të ...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në mesa...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me maturantët gja...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka ha...
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë ...
Deputeti dhe ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka sulmu...
Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e s...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...