web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze nuk i ndahet Ulsi Manjës

2 Maj 2026, 15:38, Plaku Mere CNA

Mero Baze nuk i ndahet Ulsi Manjës

“Djali i dytë” i Sali Berishës dikur, siç quhej në korridoret e PD-së Mero Baze, sot në magazinën e tij të lajmeve të vjedhura, i është kthyer sërish sulmit ndaj Ulsi Manjës.

Këtë herë për videon e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj në lidhje me ahengjet që zhvilloheshin në burgje. (LEXO KETU)

Në fakt, për publikimin e videos ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka theksuar që është një material i disa muajve më parë.

Sipas Mero Bazes, kjo video i përket periudhës kur në krye të ministrisë ishte Ulsi Manja, i cili sipas “djalit të dytë” të Sali Berishës, njeriut me probleme të mëdha psikozash, që nga fiksimi me Berishën, te fiksimi me Flamur Nokën, tani ka filluar të ketë fiksimin e tretë të jetës së tij, Ulsi Manjën.

Në fakt, është dhe një i katërt, ndoshta i pari në rresht, që është Erion Veliaj. Atë të parin e ka më shumë “dashuri” për shkak të parave të mëdha, qindra mijëra eurove që ka paguar, kurse këta të tjerët i ka inat.

Saliun e ka marrë inat se nuk i dha tenderët, paratë dhe pasuritë që donte, të cilat i shtoi me shumicë gjatë kohës së Edi Ramës në pushtet. Flamurin e ka inat se nuk e përfill, e tall dhe e legenos ku të mundet. Tani ka filluar me Ulsiun se bëri një krim, që të çojë Erion Veliajn në burgun e Durrësit. Në fakt, duhet ta kishte çuar te burgu “313”, në Alkatraz, atje, siç e quan vetë Erion Veliaj në përgjimet e tij.

Dhe Meroja në sulmin e tij ndaj Ulsiut sot thotë se ka tolerancë ndaj elementëve me rrezikshmëri të lartë, dhe kjo është e pajustifikueshme. Ndërkohë që nuk është aplikuar i njëjti standard me zyrtarë të lartë si Erion Veliaj apo Ilir Meta, të cilët janë raportuar me masa më të ashpra dhe kufizime të shumta.

Në fakt, ky është një mashtrim, një mashtrim publik i radhës nga Mero Baze, nga “djali i dytë” i dikurshëm i Sali Berishës, ushtari mediatik i zdromsit, i cili përzien Erion Veliajn me Ilir Metën, ndërkohë që mashtron publikisht.

Pse?

Së pari, Ilir Meta nuk i është ankuar ndonjëherë Mero Bazes për kushtet. Në daljen e tij të fundit tha se ishte mirë me shëndet, ka pasur vetëm kufizime telefonatash, nuk pati ndonjë shqetësim të madh edhe vetë Ilir Meta.

Sa për Erion Veliajn, nuk shkoi në Alkatraz, atje ku duhet ta çonte Ulsi Manja, te “313”-ta, por është në burgun e Durrësit, ku përflitet se shishet e rakisë dhe të uiskit i çoheshin radhazi edhe nga miqtë e Mero Bazes.

Nuk ka pasur ndonjë shqetësim të madh Erion Veliaj. Kur ka dashur të futë tubin nga pas e kanë çuar, kur ka dashur të heqë lythat për estetikë i ka bërë. Në burgun e Durrësit rri si pasha, sepse vetë ka thënë: “aman mos më çoni në Alkatraz”. Kështu që s'ka pse të qahet dhe ta krahasojë Meroja ferrin e madh të Ilir Metës me Erion Veliajn.

Sa për punën që i bie Ulsi Manjës, mirë bën Meroja se kuptohet nga vjen. Të paktën e shikojnë të gjithë që urdhri është nga burgu i Durrësit, siç janë urdhëruar sulmet ndaj shumë ministrave, ndaj shumë zyrtarëve të lartë të PS-së, përfshirë këtu zëvendëskryeministren, ish-ministrin e Drejtësisë, ministra të tjerë.

Sulme që dirigjohen nga burgu i Durrësit për llogari të Erion Veliajt dhe shërbëtori kryesor është Mero Baze, i cili shpesh njihet si 'Plaku Mere', 'Mero Këllira'.

Këtë të fundit e ka se kur kalonte nëpër korridoret e PD-së dikur qelbej erë se nuk lahej, por kjo i përket një çështjeje tjetër, nuk ka lidhje shumë me vesin e tij për të qenë i zgjyrosur, siç ka fiksimet e tij me Saliun, Mulin, tashmë dhe me Ulsiun./ CNA

 





Lajmet e fundit nga