web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet të korruptuara sepse sollën provat

22 Mars 2026, 10:18, Plaku Mere CNA

Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet të korruptuara sepse

Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë, ashtu sikundër Veliaj në Durrës, trajtohen me një regjim të veçantë, represiv, kufizues dhe në shumë raste poshtërues. Është e pakuptimtë, fjala vjen, kufizimi i Ilir Metës për ushtrime fizike, ajrosje apo deri tek banaliteti i furnizimit me fruta, të cilat i jepen me racion “se mos i bën raki”.

Këtu Mero Baze bashkon Metën me Veliajn, për këtë të fundit miqtë çojnë raki dhe Royal Salute në burgun e Durrësit me shumicë, për më tepër e do dhe 25-vjeçar.

Këta janë dy të burgosur të shënjestruar nga SPAK-u si “bast” personal i prokurorëve dhe ata duan që, me çdo kusht, të jenë brutalë në sjellje ndaj tyre. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes Drejtorisë së Burgjeve, një institucion me traditë të vjetër korrupsioni, që është i shantazhueshëm nga SPAK-u në çdo moment për shkak të kthimit të burgjeve në një industri fitimprurëse për drejtuesit e tyre.

Në fakt qeverinë e Shqipërisë e drejtojnë socialistët, ata që Meta solli në pushtet, dhe për 13 vjet korrupsioni është luftuar e po zhduket sipas Merove dhe propagandës së tyre, dhe nga këto fitore po shkojmë në BE. Por ja që burgjet qënkan të korruptuara kur drejtohen që nga ministri e deri tek drejtori i qendrës me përzgjedhjen e PS-së dhe janë të gjithë strukturë e angazhuar e Partisë Socialiste. Dhe këta vartësit e Veliajt dhe Metës po ju bien në qafë të dyve, megjithëse edhe ky bashkim nuk shkon.

Në fakt me këto që thotë Mero përforcon tezën e tij se Veliajn e futi në burg Edi Rama, duke përdorur SPAK-un dhe tani edhe burgjet për t’i persekutuar. Mirë Metën po zdromsin e Tiranës pse? 

Mjafton të krahasohen kufizimet ndaj Veliajt dhe Metës me lehtësitë që marrin kriminelë të tjerë, që sigurojnë eskorta në burg apo e kanë shndërruar burgun në një kamp pushimi me trajtim special. Çdo gjë paguhet. Një celular i futur për një muaj, me dijeninë e administratës, shkon rreth 1500 euro; lehtësitë e tjera paguhen një për një.

Mero ende s’ka publikuar denoncimet e tij në lidhje me këto raste. Por duhet të na thotë a ka pasur Erion Veliaj telefon në qeli? Me apo pa lek, te tijin apo të ndonjë tjetri?

Natyrisht, Ilir Metës dhe Erion Veliajt nuk mund t’u kërkohen para. Për këtë arsye, ata duan të duken “parimorë” dhe e tregojnë servilizmin ndaj SPAK-ut duke i ndëshkuar ata.

Para s’kanë pse ju kërkojnë se ja u çojnë ato që duan falas, Erionit rakinë dhe wiskin bashkë.

Madje, me Veliajn këtë javë ka ndodhur edhe një rast më i rëndë, që ndoshta duhet ndjekur edhe penalisht. Kërkesa e tij e vazhdueshme që t’i jepej dosja hetimore më në fund u pranua nga GJKKO, e cila urdhëroi SPAK t’ia dorëzonte. Por skandali është bërë edhe më i madh.

Përfaqësuesi i SPAK-ut ka shkuar me një karrocë me dosje në burgun e Durrësit, ia ka lënë drejtorit në zyrë dhe është larguar, duke i thënë: “Këtu i ka, po të dojë t’i marrë”.

Sipas Meros na qenka skandal t’i çojnë dokumentet në burg pas një vendimi gjykate dhe t’ja dorëzojnë administratës.

Një tekë në fakt e Erion Veliajt për të shtyrë seancat gjyqësore pasi avokatët i kanë marrë materialet me procesverbal të rregullt që në korrik 2024.

Veliaj duke dashur të shtyjë sërish seancat dhe të bëjë lajm në faqen e Meros,  ka refuzuar t’i marrë në fillim, me arrogancën e tij ka kundërshtuar oficerët e burgjeve dhe BKH, por të nesërmen është këshilluar dhe më pas i ka kërkuar.

Aktet dhe loja me to është një skemë që Erion Veliajt që lexon shkrimet e Meros dhe gëzohet. Në fakt ato i janë dhënë prej 7 muajsh dhe deri tani mund t’i kishte lexuar të gjitha, ato mund t’i printonin avokatët e tij 220 mijë dollarësh të lobimit apo të tjerët që i fut nga dera dhe i nxjer nga dritarja. Por Veliaj i donte të paguara nga taksat e shqiptarëve nuk mjaftojnë ato që ka përfituar, duheshin e disa qindra mijë lekë printime.

Erion Veliaj po vazhdon të bëjë show politik duke menduar ende se me skemat e tij e shkrime do jetë protagonist në politikë, por ngatërron çështjet. Tjetër të duash të bësh politikë e tjetër të jesh në burg me 13 akuza të rënda penale ku rrezikon shumë vite burg.

Veliaj ka refuzuar t’i marrë pa inventar, po ashtu edhe avokatët e tij. I pandehuri duhet të njihet me kopjen e dosjes që shkon në gjykatë dhe kjo duhet t’i dorëzohet përmes një inventari të rregullt. Nuk ka asnjë arsye që personeli i burgut të marrë në dorëzim një karrocë me letra nga SPAK, vetëm që ky i fundit të thotë se e kreu detyrën. Kjo nuk shpjegohet përveçse me frikën dhe nënshtrimin ndaj shantazhit nga SPAK.

Në fund të qokës së radhës ndaj Veliajt për ta futur në raporte Mero tregon të vërtetën. Inatin me burgjet e ka pse kanë pranuar të mbajnë një karrocë me letra kur në fakt ato janë aktet që Erioni i kërkonte prej 7 muajsh dhe oficerët e burgjeve dhe BKH zbatojnë vendimet e gjykatave. Zbatojnë ligjin nuk i shërbejnë interesave për skandale të Veliajt që Mero t’i bëjë lajme. Dhe tani të ngjallë inate e urrejtje dhe të sulmojë burgjet, këtë nuk e bëri kurrë deri dje por ky institucion nuk ju nënshkrua kurrë Veliajt në lojën e skemat e tij.

Dhe këtu përgjegjësia e qeverisë është pse i lë burgjet në dorë të njerëzve të tillë, të cilët janë të shantazhueshëm dhe, për pasojë, të gatshëm të ushtrojnë represion.

Në fund pa pasur asnjë fakt e provë por me halicunacionet, ligësinë dhe inatet e tij gazetari i familjes Veliaj, dikur shërbëtori i palarë i Saliut, Mero Baze ju vërsulet zyrtarëve që zbatojnë ligjin, thjesht sepse ra një skemë e re për të bllokuar gjyqin ndaj Erion Veliajt.

Në fakt Erion Veliaj është i pandehur me 13 akuza, jo shefi i propagandës që publikohet dhe manipulohet nga Mero Baze për të rrëzuar qeverinë.

Në fakt edhe Veliaj edhe Baze janë bashkë edhe për të rrëzuar Ramën ditën që s’po i mbështet dhe pyet se çfarë gjelle të gatuajë për burgun e Durrësit, apo çorbën e ditës që ushqen Meron. /CNA





Lajmet e fundit nga