web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha për Carlo Bollino-n?

21 Shkurt 2026, 14:18, Opinione CNA

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha për Carlo

Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë shpine dhe rroba të arnosura, tashmë i kthyer në një miliarder me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ka bërë një shkrim për gënjeshtrat e Sali Berishës. 

Një perlë e rrallë, se si një njeri që gënjen me mediat e tij ditë e natë dhe bën propagandë për pushtetin, akuzon një politikan për gënjeshtar. Që politika gënjen, kjo dihet. Që Sali Berisha është "ujk" në fushën e tij të politikës, edhe kjo është e ditur dhe këtë askush s'e mohon dot, as Carlo-ja vetë. Por të flasë Carlo Bollino për parimet në lidhje me gënjeshtrën, nuk është të zësh kokën me dorë?

Është e thjeshtë, ndoshta krahasimi më i duhur do ishte: Kur të bën moral Carlo për gënjeshtrën, është njësoj si të bëjë moral një prostitutë e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. (Që të mos kemi keqkuptime, është parimore me rolin e moralit që vjen nga gënjeshtra).

Se ku qëndron morali i Carlo-s në lidhje me gënjeshtrën, i cili çdo ditë në mediat e tij ka propagandë deri tek ato gënjeshtrat famoze me inceneratorët që shkëlqenin dhe do të na bënin Tiranën apo inceneratorin e Fierit që punonte, atë në Tiranë që e paguante Carlo-n për fushatë me dokument kjo.

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha për CarloPër çfarë ka gënjyer Sali Berisha për CarloPër çfarë ka gënjyer Sali Berisha për Carlo

Që Sali Berisha dhe politikanët gënjejnë, gënjejnë, po Carlo-ja ku e ka moralin e gënjeshtrës?

Pa folur që duke qenë dhe vetë në prag moshe pensioni, Carlo i shkretë përpiqet të ofendojë Berishën duke i thënë "plak, plak". Në fakt, kjo tregon edhe mentalitetin e një njeriu që përpiqet të paraqitet si gazetar i ndershëm dhe europian kur në fakt me terma të tillë dhe me një urrejtje shfaqet ndaj njerëzve të moshuar.

"Plak, plak, plak", term që e përdor ai, por edhe një llum tjetër i gazetarisë që s’ka nevojë t’ia përmendim emrin, i cili u pasurua vetëm duke sharë Mul Nokën. Mos mendoni rastësisht Merhum Bazen e plakur nga inati me Saliun po aq shumë sa Carlo.

Carlo Bollino u bë gazetar i pasur jo vetëm duke sharë Sali Berishën dhe e shpallur armik personal. Çështje zgjedhjesh.

Në fakt, duhet të shohim thelbin, për çfarë ka gënjyer Sali Berisha, në lidhje me Carlo Bollino-n?

Sepse në shkrimin e tij ai thotë që “makineria e shpifjeve të Sali Berishës”, "drejtësia të bëjë punën”.

Në fakt, ka nja dy kallëzime në SPAK për Carlo-n, sepse Sali Berisha po e vazhdon çështjen e gjyqit të tij. Po drejtësia duhet të shikojë dhe dosjet e Carlo-s paralel me ato të Saliut.

Për çfarë ka gënjyer Saliu?

Ka thënë publikisht se Carlo është përfitues fondesh publike. Është publikuar me fakte e dokumente, sepse Igli Gjelishti, dikur një specialist IT në "Top Channel", krijoi një nga kompanitë më të mëdha me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Rilindjes, dhe lidhjet e tij me Carlo Bollino-n janë të provuara. Tenderët tek AKSHI i fitonte Igli, paratë kalonin nga Carlo. Ky është një fakt, nuk ka gënjyer as Sali Berisha, as mediat që e kanë raportuar, megjithëse Carlo-ja do që të mos i dalin këto të palara.

Nuk ka gënjyer Sali Berisha kur ka thënë se Carlo është përfitues koncesionesh.

Çfarë është Bunk'Art 1 dhe Bunk'Art 2? Investime të realizuara me fondet e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë dhe që administrohen nga Carlo Bollino, të ardhurat i merr Carlo. Është fakt, nuk është gënjeshtër.

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha për Carlo Bollino-n?

Për pronën shtetërore, e cila do të jepej me qira dhjetëra mijëra euro në vit, të cilën Carlo e përfitoi për 1 euro? Pronarët pretendojnë që ai objekt, ajo godinë ishte lënë për t'u bërë shkollë.

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha për Carlo
Zyrat e "Report TV" dhe "Shqiptarja.com"

E mori Carlo me një proces i cili fillimisht ka kaluar sa në Ministrinë e Brendshme, në Bashkinë e Tiranës dhe në fund përfundoi te Ministria e Financave, ku i është dhënë Bollino-s me 1 euro qira, kur shteti mund të merrte 100 mijë euro qira në vit. Ku ka gënjyer Sali Berisha këtu?

Për çfarë ka gënjyer Sali Berisha?

Për mesazhet që del Carlo Bollino me Belinda Ballukun? Se ka akuzuar të gjithë dynjanë Carlo-ja dhe shokët e tij: "Merrni fonde, merrni para, ju paguan qeveria".

Ku janë? Le të dalin. Telefonat e drejtorëve të Ballukut janë sekuestruar, të Veliajt janë sekuestruarr.

Shumë telefona janë sekuestruar, drejtorash e zyrtarësh të lartë.

Kanë dalë mesazhet, na del Carlo Bollino që na flet me Belinda Ballukun për një bashkëpunëtor të tij i cili është supervizor.

Ku ka gënjyer Sali Berisha?

Sali Berisha mund të ketë 1001 të zeza, ndoshta dhe s’duhet të jetë fare në politikë, por për Carlo Bollino-n, faktet i keni më sipër, nuk ka gënjyer, sepse Carlo Bollino është vetë një makineri gënjeshtrash nga propaganda e pushtetit.

Një shërbëtor që hynte dhe dilte në zyrën e Erion Veliajt. Një shërbëtor që hyn dhe del në zyrat e pushtetit. Një përfitues nga taksapaguesit shqiptarë.

Ky është Carlo Bollino dhe Sali Berisha nuk ka gënjyer aspak dhe kushdo tjetër që ka pasur guximin dhe kurajën t'ia thotë në sy Carlo-s të vërtetat e mësipëme që Carlo i quan sulme politike, kur ato janë fakte denoncuese për moralin dhe gënjeshtren që shpalos leçjani në prag pensioni, Bollino. /CNA





12:15 Opinione Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...

Lajmet e fundit nga