52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në shekuj: vjen një ditë dhe të gjithë autokratët bien. Disa me zhurmë, disa në heshtje. Disa me gjyqe popullore, disa me një kapitull të mbyllur në librat e historisë.
Fakti është që asnjë nuk ka qenë i përjetshëm.
Autokrati jeton me iluzionin e pavdekësisë politike. Ai ndërton monumente, kontrollon media, frikëson kundërshtarët dhe rishkruan historinë. Por nuk mund të kontrollojë kohën. Koha është armiku më i madh i çdo pushteti absolut.
Historia e qytetërimeve të para është edhe historia e autokratëve që besuan se ishin të barabartë me perënditë. Por..., askush nuk mbetet në fron përgjithmonë.
Në Romën e lashtë, Jul Cezari u ngrit si njeriu më i fuqishëm i republikës. Ushtri besnike, popullaritet i madh, pushtet i përqendruar në një dorë. Ai nuk e fshehu ambicien për t’u bërë sundimtar i përjetshëm. Por në kulmin e fuqisë, në Senatin që duhej ta nderonte, u godit nga vetë aleatët e tij. Historia e tij mbetet një paralajmërim: autokrati rrëzohet shpesh jo nga armiqtë, por nga frika që mbjell tek të afërmit.
Shembulli i Neronit është edhe më domethënës. I dehur nga pushteti dhe adhurimi, ai e shihte veten edhe si artist edhe zot. Roma u mbush me statuja dhe urdhra arbitrare, ndërsa kundërshtarët u zhdukën. Por kur mbështetja e ushtrisë dhe e elitave u shua, perandori i gjithëfuqishëm u gjend i braktisur. Fundi i tij erdhi në vetmi, larg lavdisë që mendonte se ishte e përjetshme.
Në Lindje, Kserksi I, mbreti i madh i Persisë, drejtonte një nga perandoritë më të mëdha të kohës. Ai besonte se asnjë forcë nuk mund t’i rezistonte. Por edhe ai u rrëzua nga pesha e madhështisë së tij.
Edhe Aleksandri i Madh pushtoi gjysmën e botës së njohur, por nuk mundi të pushtonte kohën. Pas vdekjes së tij, perandoria u copëtua menjëherë. Autokracia pa institucione është gjithmonë e përkohshme.
Në Greqinë e lashtë, tiranët e qytet-shteteve shpesh merrnin pushtetin me premtimin e rendit dhe përfundonin të rrëzuar nga vetë qytetarët. Historia e tiranisë së Athinës, e rrëzuar për t’i hapur rrugë demokracisë, tregon se edhe në epokat më të hershme njerëzit kërkonin kufizimin e pushtetit absolut.
Shekulli XX ofron mjaft shembuj.
Adolf Hitler ndërtoi një perandori mbi terrorin dhe propagandën. Dukej i pathyeshëm. Gjermania ishte nën kontroll total, Europa në flakë, kundërshtarët të zhdukur. Por në fund, diktatori që kërkonte të sundonte botën përfundoi i mbyllur në një bunker, i vetmuar dhe i mundur. Perandoria e tij zgjati vetëm dymbëdhjetë vjet.
Edhe Benito Mussolini, që ëndërronte Romën e re perandorake, përfundoi i varur përmbys nga një turmë e zemëruar. Nga tribunat e mbushura me brohoritje te një shesh i mbushur me urrejtje — ky ishte rrugëtimi i një autokrati që besoi se frika mund të zëvendësonte respektin.
Në Europën Lindore, regjimet e hekurta u dukën të përjetshme. Nicolae Ceau?escu ndërtoi një kult personaliteti grotesk. Pallate, parada, kontroll absolut. Por një ditë dhjetori 1989 mjaftoi: populli që duhej ta adhuronte, e rrëzoi. Brenda pak ditësh, ai u gjykua dhe u ekzekutua.
Edhe diktaturat që nuk rrëzohen me plumba, bien me kohën. Enver Hoxha ndërtoi një nga regjimet më të mbyllura në botë, me bunkerë e me frikë. Dukej se sistemi i tij do të zgjaste pafund, derisa u rrëzua nga vetë njerëzit që kishte izoluar.
Në Lindjen e Mesme, historia u përsërit. Saddam Hussein sundoi me dorë të hekurt për dekada. Portretet e tij mbushnin çdo qytet. Por një ditë u gjet i fshehur në një vrimë në tokë.
Ndërsa Muammar Gaddafi, që e quante veten “udhëheqës i përjetshëm”, përfundoi i rrëzuar nga vetë populli që pretendonte se e donte.
Historia është brutalisht e sinqertë: autokracitë nuk bie sepse autokrati e kupton ndonjëherë gabimin dhe reflekton.
Bie ngaqë realiteti bëhet më i fortë se propaganda dhe se frika ka afat skadence. Edhe se popujt më të shtypur një ditë lodhen.
Madje lodhen edhe ata që janë rrotull autokratëve...
Çdo autokrat beson se është përjashtim nga rregulli dhe mendon se do të zgjasë më shumë se të tjerët. Por historia nuk njeh përjashtime.
Pushteti absolut mund të zgjasë vite, madje dekada. Asnjëherë përgjithmonë.
Vjen gjithmonë një ditë, dhe atë ditë, edhe perandoritë më të frikshme rrëzohen si kështjella rëre./ CNA
Nga Luan Rama Një shpjegim miqësor për një përgjigje të p...
Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u...
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...