Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm një pushim i shkurtër mes dy padrejtësive, sikurse e dinë që liria të nxjerr nga errësira dhe burgu, ndërsa drejtësia të mbron nga rikthimi në errësirë e në burg.
Ishte kjo dije dhe instinkt drejtësie që i bëri ata të besonin në një “reformë” me fjalë premtuese, por që u thye në besim që në nisjen vetinguese dhe refuzimit për të hetuar krimin zgjedhor e deri te qëllimi për ta kthyer atë në gjuajtësen e kundërshtarëve politikë të pushtetit.
Struktura e prodhuar megjithatë, pak nga instikti e shumë nga mbështetja ndërkombëtare, integroi brenda vetes pjesë dhe njerëz që i referohen më shumë ligjit se pushtetit.
Është kjo arsyeja që ka ndërsyer sot Ramën kundër saj, për të mbrojtur me thonj korrupsionin e regjimin e ndërtuar mbi krim, farsë zgjedhore e abuzivizëm ekstrem financiar.
E në këtë moment kur kryeministri kërcënon hapur se do të vazhdojë “luftën” me drejtësinë, debati mbaron dhe skena ndryshon.
Drejtësia nuk mund të kërkohet më thjesht në sallat e gjykatave, as në komisione false.
Ajo gjendet në shesh.
Sepse kur pushteti ekzekutiv shpall luftë ndaj drejtësisë, ai pranon publikisht se e sheh ligjin si armik dhe jo si kufi.
Edi Rama ka shteruar së foluri si kryeministër. Flet si armik i qytetarëve, i drejtësisë dhe si kapo i një pushteti që refuzon kontrollin dhe e sheh pavarësinë e drejtësisë si kërcënim personal.
Pushteti i tij nuk po qeveris, po mbron veten.
Reforma në drejtësi u premtua si çlirim nga politika, por sot po kërkohet që drejtësia të kthehet në instrument vasal të saj.
Dhe kjo është pika e vlimit qytetar.
Ka vetëm një rrugë. Drejtësia ose është e pavarur, ose nuk është fare.
Njerëzit nuk duan version “të bindur”, “të koordinuar”, “të disiplinuar”.
Pra, ka vetëm drejtësi ose ka farsë.
Prandaj sot sheshi nuk është destabilizim. Është reagim. Është instinkti i fundit mbrojtës i një shoqërie që e kupton se kur kryeministri kërcënon drejtësinë, i ka ardhur radha i qytetarit. Sot rrëmbehet drejtësia e nesër me siguri dhe liria.
Drejtësia është në shesh, sepse pushteti e detyroi qytetarin ta kërkojë në shesh.
Dhe ajo nuk kthehet mbrapsht me kërcënime.
Ajo kthehet vetëm me protesta, vetëm me dorëheqje e ulje në bankën e të akuzuarve të pushtetarëve që nga frika e humbjes së privilegjeve e burgut kërkojnë ta pushkatojnë atë.
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
"Qymyri po s'të dogji të nxin", - thotë populli. Politika ...
Sot kisha një ftesë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Uni...
Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i...
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...
Zhvillimet e fundit të bëra publike lidhur me mbetjet e rr...
Skandali Epstein dhe figura e aktorit të pakapshëm në teor...
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...
Lajm i aktualitetit u bë si gjithmonë ai që nuk është lajm...
Dosja “Epstein” nuk është thjesht një ekspozim publik i nj...
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexov...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...