web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Importojmë krah pune, jo skllevër

5 Shkurt 2026, 16:45, Opinione Mentor Kikia

Importojmë krah pune, jo skllevër

Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mbaruam provimet në qershor ikëm në Greqi, kaçakshe, si të gjithë, për të punuar që të mund të vazhdonim studimet.

Rrugës u ndamë. Në shtator, njërin tregoi se e kishte kapur policia dhe e kishte kthyer. “Iu luta duke thënë “I love Greece, I love Greece”, por nuk deshën t’ia dinin. Më hipën në autobus e na shkarkuan në Kapshticë”- tregoi ai.

Mu kujtua historia e shokut tim, ndërsa pash këtë video të një emigranti Nigerian, që përsërit pa fund “Unë e dua Shqipërinë, Unë e dua Shqipërinë. Unë dua të punoj”.

Ai thotë se punëdhënësi më kërcënon mua dhe shokun tim se do të na kthejë në Nigeri. Unë nuk dua të iki. Unë kam gjetur një punë, por ai nuk më lejon që të punoj tek puna që kam gjetur vetë…
Pak muaj më parë media denoncoi një punëdhënës që u kishte marrë pasaportat punëtorëve të huaj dhe i mbante gati në kushte burgu, duke i kërcënuar se do i kthente në vendin e tyre, nëse kërkojnë punë në vend tjetër.

E para, nuk e di sa e vërtetë është kjo histori, por është një indicie për të hetuar mbi sjelljen e punëdhënësit të tij, në rastin konkret, por edhe punëdhënësve të tjerë që marrin punëtorë të huaj. Dëshmitë tregojnë se ata trajtohen në kushte aspak normale strehimi, pagese dhe ushqimi.

E dyta, një të huaj nuk e kthen në vendin e origjinës punëdhënësi, por shteti. Dhe çdo i huaj që vjen të punojë në Shqipëri, në rrugë zyrtare, duhet të informohet mbi të drejtat e tij.

E treta, Shqipëria ka kthyer sytë nga krahu i punës në vendet e botës së tretë, në Afrikë dhe Lindjen e Largët, por duhet të kujdeset për të monitoruar mënyrën e trajtimit të tyre, duke kontrolluar kushtet dhe marrëdhëniet e punës.

E katërta, ne nuk jemi rracistë, por kemi dhënë prova se më të dobëtit, kur e vëmë për poshtë, ia marrim shpirtin.

Këto janë detyra të qeverisë. Institucionet nuk kanë për detyrë vetëm të bëjnë “share” postimet e kryeministrit dhe ministrave.





16:50 Opinione Belind Këlliçi

Dy pyetje për Edi Ramën

Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...

15:10 Opinione Belind Këlliçi

Tallja me varfërinë!

Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...

Lajmet e fundit nga