Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshme që Republikës së Shqipërisë duhet t’i njihet një ditë zyrtare krijimi dhe kjo ditë të jetë data 31 janar 1925 kur Shqipëria u shpall republikë për herë të parë. Për paaftësi gjykimi apo për paragjykime ideologjike, të gjitha qeveritë e të gjithë krahëve kanë bërë shurdhmemecin: deri tani asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit.
Asnjë përkujtimore. Rrjedhimisht asnjë urim diplomatik. Janë këto paaftësi dhe paragjykime që edhe në faqen zyrtare të Kuvndit, kjo datë është injoruar!
Kaloi data 11 janar kur plot 80 vjet më parë Shqipëria u shpall republikë popullore. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Edhe pse ishte madje ditë jubilare.
Kaloi edhe data 28 dhjetor kur në këtë datë, 49 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë popullore socialiste. Sigurisht që askush nuk ka dëshirë ta përmendë.
Më në fund, kaloi edhe data 21 tetor kur në këtë datë, 27 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë parlamentare. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Nuk e kujton asnjë media.

Pra, katër “Republika” të Shqipërisë, të shpallura me Kushtetutë, por asnjëra e njohur zyrtarisht si datë historike! Arsyeja e paanshme, por dinjitoze për një shtet, na kërkon të shohim se në çfarë raporti e vënë veten shtetet republikane në gjithë botën me datën e shpalljes “Republikë” të shtetit të tyre. Shohim se nuk ka asnjë shtet në botë që të mos e ketë dekretuar ditën e shpalljes “Republikë”, ose si festë kombëtare, ose si datë historike. Në respekt të historisë, edhe shteti ynë duhet ta institucionalizojë një datë të tillë.
Republikat “popullore” dhe “popullore socialiste”, me ngarkesën e dukshme ideologjike që mbajnë, sigurisht që nuk ka përse të shpallen si data historike. Republika parlamentare e shpallur më 21 tetor 1998, është absolutisht i njëjti institucion, e njëjta përmbajtje me Republikën Shqiptare të shpallur më 31 janar 1925 nga Asambleja Kushtetuese.
Mjafton të përmendim se kryetari i Republikës, i zgjedhur nga ajo Asamble Kushtetuese, shpalli një program të qartë politik, e njëjtë në themel dhe shumë më të mirëpërcaktuar edhe në krahasim me programin e qeverive të sotme. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike.

Sipas programit të qeverisë, suprimohej Ministria e Luftës dhe në vend të saj krijohej një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë.”
Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ndërkohë, u hartua një ligj lidhur për zgjedhjet parlamentare, i cili ishte shumë më i drejtë nga ai që zbatojmë sot. Vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Kështu, Shqipëria tashmë kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate. Për herë të parë Shqipëria krijoi një formë regjimi republikan presidencial, mbështetur në modelet më të mira perëndimore.
Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes së menjëhershme që i dhanë kancelaritë e Europës qeverisë së Zogut. Do të ishte Britania, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila e njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.
Sot në demokraci, shteti shqiptar ka shpallur që në Nenin 1 të Kushtetutës, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por, habitshëm, nuk njeh me Protokoll Shteti, ditën e themelimit të saj, Republikën e Parë, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar historike.
E kemi për detyrë, si çdo komb i dinjitetshëm, që të respektojmë historinë dhe fazat që kanë përgatitur njëra-tjerën, sepse janë pjesë e formësimit të shtetit dhe kombit. Dhe data 31 janar 1925 përfaqëson një fazë të tillë.
Prandaj, është në dinjitetin dhe seriozitetin e Kuvendit të Shqipërisë, që të fillojë një procedurë parlamentare të posaçme për këtë çështje me jehonë madhore kombëtare e ndërkombëtare dhe me siguri, do të rivendoset një e drejtë historike e shtetit shqiptar./ CNA
Çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka ...
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “...
“Kostoja e moszgjerimit të BE-së do të ishte më e lart...
Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një...
Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...
Vetërregullimi jetik, por shteti në mes, vrasës! Gazetarë...
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së...
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ...
Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Ko...
Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FOR...
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Kur korrupsioni bëhet sistem, ai fillon të shfaqet në bet...
Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet,...
Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitu...
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael dhe vetë prezenca e ...
Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ...
Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si...
Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait ...
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...