EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e këtyre dibranëve trima e të mirë, atdhetarë, fisnikë dhe që lartësuan me veprën e tyre humanizmin, kombin shqiptar, në plejadën botërore.
Sot bota e qytetëruar e ka kthyer këtë datë në një ditë simbol të kujtesës botërore, për të mos harruar krimet që i ndodhën njerëzimit në Luftën e Dytë Botërore. Shqipërisë nuk mund t’i mungonte edhe kontributi dibran në mbrojtje të jetëve njerëzore. Dibra, krahina që ka qenë gjithmonë në kuvendin e së ardhmes së atdheut tonë të dashur.
Pikërisht këtu nga kjo rrugë në dimrin e vitit 1943 patrioti Imer Ndregjoni do të merrte në dorëzim nga patriotët e Tiranës, Xhemal Herri dhe Avdulla Mëniku në dorëzim familjen hebraike të Emanuel Rubenit të përbërë prej 7 vetash që kishin ardhur nga Beogradi në Tiranë.
Besa e shqiptarit është betim që shtëpia e tij është e mikut dhe e Zotit. Dhe kështu do të vazhdonte rrugëtimi dyditor nga ky vend drejt fshatit të bukur dhe të egër të Katërgrykëve të Dibrës, Lukani përball malit të Runjës, i rrethuar me pyje shekullore të Vanasit e të Bungës. Aty do t’i priste Kapiten luftëtari kundër serbëve, i plagosur nga ky armik shekullor, burri i shquar i Lukanit dhe Katërgrykëve Llan Ndregjoni në shtëpinë e tij trekatëshe.
Por në shërbim të hebrenjve do të ishin i gjithë fisi Ndregjon, do të ishin i gjithë fshati Lukan, fiset Brucet, Dervishët, Ndreka e Buci, Totrakët e Lleshët, Loshët e Kokët e Bushet. Por e gjithë krahina e Katërgrykëve me Qafmurrën, Selishtën, Kacninë, të gjithë ishin në gatishmëri për të shpëtuar miqtë që ishin vendosur te Ndregjonët.
Dhe në fund të vitit 1945 këtë familje e mbajti me krenari Trimi i Qafmurrës, mikpritësi dhe humani Ramadan Biba në katundin e vjetër të Murrës dhe i cili i përcolli drejt Tiranës ku shkuan në vendin nga kishin ardhur. Dhe kështu u mbyll kjo histori qëndrese e humane. Mirënjohje Katërgrykëve të Dibrës, për mbrojtjen që u bënë hebrenjve!
Nderim atyre burrave e grave, që ndanin bukën dhe ushqimin me miqtë e largët, por të kërkuar nga nazizmi gjerman, mirënjohje këtyre burrave e grave që u banë pjesë e mbrojtjes së miqve. Jam krenar që jam Lukanjak, Katërgrykas, Dibran.
Ndregjonët, Biba dhe Katërgrykët i bënë lavdi Dibrës për këto vlera kombëtare. Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshim. Ne sakrifikuam për t’u siguruar lirinë dhe jetën hebrenjve, por me largimin e trupave naziste ne u ndodhëm vetë si kombe përballë një diktaturë të egër si nazizmi, diktatura e kriminelit Enver Hoxha.
Çfarë u ndodhi këtyre qëndrestarëve, humanistëve dhe fisnikëve të Dibrës?
Patrioti Llan Ndregjoni do të vritej në vitin 1946 në përpjekje me kriminelin Shefqet Peçi, do t’i vrisnin djalin Xhevitin, 18-vjeçar, dhe djalin e xhaxhit Xhetanin, 24-vjeçar, atë kullë që kishte mbrojtje. Hebrenjtë, barbarët komunistë do ta digjnin si kullën e armikut të komunistëve.
Ramadan Bibën së bashku me Imer Ndregjonin do t’i arrestonin dhe do t’i dënonin me dhjetëra vite burg, duke i dërguar në kënetën e Vloqishtit në Korçë ku do të dilnin të sakatuar nga ai kulak ku kryheshin tortura çnjerëzore. Dhe ne trashëgimtarët e tyre do të provonim luftën e klasave, një torturë çnjerëzore që vetëm komunizmi enverist shqiptar e provuam.
Ne antikomunistët fisnikët shqiptarë provuam dhe mbas pluralizmit një përçundim të kësaj klase politike. Askush nuk e ka çuar ndërmend se 35 vite më vonë pasardhësit e Byrosë Politike do të drejtojnë vendin, do të kenë në dorë ekonominë do të bënin ligje dhe do të vijonin të vendosnin fatin e shqiptarëve.
Askush nuk e mendonte se drejtuesi i Partisë që ekzekutoi Llan Ndregjoni, dënoi me dhjetëra vite burg Ramadan Bibën dhe Imer Ndregjonin, do të ishte sot në Izrael duke folur për antisemitizmin, pa i nderuar këta burra që nderuan Shqipërinë, dhe pa u kërkuar falje për ekzekutimet dhe burgimet që u kishte bërë partia e tij.
Askush nuk e kishte menduar se 6000 shqiptarë s’do të kishin një varr në tokën e tyre se partia që i zhduki do të sundonte me pasardhësit e enveristëve.
Askush s’e kishte menduar se Partia e parë opozitare që u krijua në dhjetor të ‘90 do të i bashkohej partisë sunduese, rilindjes komuniste, që të mos i dënonte krimet e komunizmit siç bëri Europa.
Nuk mund të ndërtohet demokracia me muratorë të ferrit komunist, nuk mund të mbrohet liria me dhunuesit e të drejtave të njeriut.
Sot flitet për drejtësi për dëshmorët e partisë, dhe jo për vlerat e larta të kombit shqiptar siç janë këto dibranë trima e fisnikë.
Po e mbyll fjalën time me një shprehje të Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!”/ CNA
Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitu...
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael dhe vetë prezenca e ...
Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ...
Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si...
Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait ...
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës B...
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të bre...
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka...
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
Ekzistojmë! Kjo është e padiskutueshme. Frymojmë, votojmë,...
Bibla është themeli jo vetëm doktrinal, moral, për një bes...
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...