EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka një lajm të madh që ndryshon nga i një dite me parë dhe është tronditës. Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e pestë. Aleancat po lëkunden, dhe fuqi të mëdha po flasin gjithnjë e më pak për vlera dhe gjithnjë e më shumë për interesa. Rendi që njohëm pas Luftës së Dytë Botërore, dhe sidomos periudha (fatlume për shqiptarët) pas rënies së murit të Berlinit tashmë i përket historisë. Arkitekti i këtij rendi është sot kritiku më i rreptë i veprës që vetë ka ndërtuar.
SHBA, krijuesja kryesore e rendit pasluftës, sot shfaqet e pakënaqur me produktin e vet. Doktrina “America First”, e artikuluar qartë nga Presidenti Donald Trump, nuk është slogan elektoral, ajo e sheh globalizmin si humbje për interesin amerikan, Bashkimin Evropian si dështim në politikat e migracionit dhe NATO-n si një barrë të pabarabartë financiare. (Për 70 vite, SHBA mbuloi 65% të kostos). Kur aleatët kërcënohen me tarifa, kur pakënaqësia ndaj NATO-s vjen nga anëtari kryesor, dhe kur pretendimet territoriale vendosen në tavolinë, ajo që dje ishte e pamendueshme sot është e pashmangshme.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë një borxh ekzistencial ndaj SHBA. Nga presidenti Wilson, (1919) që mbrojti shqiptarët në Konferencën e Paqes, te Bill Clinton (1999) për ndërhyrjen në Kosovë, e deri te George W. Bush (2008) për mbështetjen vendimtare për anëtarësimin në NATO. Kjo lidhje e ushqyer edhe nga gjysëm milioni shqiptarë që sot janë qytetarë amerikanë, është sa emocionale aq edhe strategjike.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimi Evropian. Integrimi Euro- atlantik është projekti strategjik i dekadave të fundit. Anëtarësimi në familjen e BE nuk do të thotë thjesht më shumë fonde, por më shumë rregulla, institucione dhe stabilitet. Afro 2 milionë shqiptarë janë qytetarë të një prej vendeve të BE -së.
Dje, në Davos, Mark Carney i Kanadasë duke iu referuar esesë së Vaclav Havel (Fuqia e të pafuqishmëve) përdori metaforën e “vitrinës”, parullave që i mbajmë për t’u dukur korrektë, ndërsa realiteti pas xhamit është shumë më brutal. Te eseja e Havelit shitësi i perimeve që kishte vendosur në xham tabelën "proletare të të gjithë vendeve bashkohuni", nuk besonte te komunizmi, por nuk donte të kishte telashe.
A ka ardhur koha të pyesim nëse tabela “integrimi euroatlantik”, në vitrinën tonë po shërben si kamuflazh për një dyqan që zbrazet dita-ditës.
Në një botë ku fuqitë e mëdha nuk kanë nevojë të ngrënë zërin për të diktuar, vendet e vogla kanë dy zgjedhje, ose bëhen shumë të zëshme dhe rrezikojnë të injorohen, ose bëhen mençurisht të heshtura dhe shohin "punën e vet" “kokëulur”. Shqipëria nuk ka as peshë për të ndryshuar fatet e globit apo rrjedhën e ngjarjeve, por ka detyrimin të luajë seriozisht për veten.
Aleatët historikë mbeten shtylla, por bota e re kërkon aleanca funksionale. Kërkon artneritete për energji, siguri, teknologji dhe ushqim. Këto janë fjalët kyçe të epokës së re.
Çfarë prodhon sot vendi? Sa jemi të varur nga importet?
Nëse, nesër, shpërthen një konflikt i gjerë, pyetjet do të jenë brutale. A kemi energji? A kemi ushqim? A kemi mbrojtje kibernetike? A kemi rezerva? A kemi pajisje ushtarake, armatim e municione? Çfarë do të prodhojmë në fushën e mbrojtjes?
Në këtë kontekst, koordinimi me Kosovën në fushën e energjisë, mbrojtjes, ushqimit dhe sigurisë është imperativ strategjik. Dy shtete të vogla, me të njëjtën hapësirë gjeopolitike dhe përballë të njëjtit rrezik, nuk mund të sillen si dy vëllezër që secili sheh oborrin e vet kur shtëpia është në flakë.
Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes Perëndimit dhe Perëndimit. Mund të vijë dita që duhet të marrë vendime dhe të zgjedhë, siç është rasti Bordit të Paqes, por ndërkohë në një kohë ku secili mendon “o mete për vete”, duhet të fillojmë të mendojmë më shumë për veten. Më mirë pa parulla në vitrinë dhe më shumë mall pas xhamit. Nëse dyqani ynë mbetet bosh, në tryezën e madhe gjeopolitike do të na përdorin si kusur. Mund të na vijë shumë keq, mund të mërzitemi, mund të fyhemi, por do të jetë vonë…
Për mbyllje, vlen të vihet re se sot skena ku përplasen debatet, mospajtimet dhe kontradiktat e rendit të ri global është zhvendosur në Davos, në Zvicër. Një vend që nuk është as anëtar i Bashkimit Evropian dhe as i NATO-s, dhe që u bë anëtar i Kombeve të Bashkuara vetëm në vitin 2002.
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
Ekzistojmë! Kjo është e padiskutueshme. Frymojmë, votojmë,...
Bibla është themeli jo vetëm doktrinal, moral, për një bes...
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...
Sot mbushen 27 vite të Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar...
Nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrë...
Singapori si model i suksesshëm shtetëror Nga përvoja ime...
Një grua e re, nënë e tre fëmijëve, vazhdon të sulmohet e ...
Ku është strukur hajduti Henri Çili? Pse është mbyllur bre...
Janar 2025 përmbytja e parë e madhe më Durrës. Shtator 202...
Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përba...
Ka momente kur një shoqëri duhet të ndalet dhe të pyesë ve...
Koha kur vendi përmbytet nuk është “Dita e gjykimit të mad...
Përmbytja e sotme e Durrësit, e perceptuar gjerësisht si e...
Ende i kemi në sy pamjet e etjes së banorëve të Vlorës. Mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...