Uji nuk është armik i qytetit, armike është ideja se mund ta mundim natyrën me pompa
Përmbytja e sotme e Durrësit, e perceptuar gjerësisht si e...

Koha kur vendi përmbytet nuk është “Dita e gjykimit të madh”, kur dikush ngre akuza, e dikush hedh në det përgjegjësinë.
Padyshim, nëse qeveria nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi, zgjidhja është e thjeshtë: “Shiu i madh, nuk kemi çfarë ti bëjmë. Kudo ka përmbytje dhe dëme”. Shtoji është bllokimin e kanaleve nga mbeturinat dhe ja u bë. Shihemi në përmbytjen e radhës.
Po ashtu, dëmshpërblimi i të prekurve është pjesë e zgjidhjes, për tu mbyllur gojën njerëzve.
Po paratë e dëmshpërblimit nga dalin? Nga taksat tona, padyshim.
Por, a nuk do të ishte më mirë që këto para të investoheshin në infrastrukturë mbrojtëse sesa të blejmë çdo tre muaj dyshekë dhe lavatriçe të dëmtuara nga balta?
Katastrofat natyrore, përtej dimensionit politik që nuk e shmangim dot, duhet të shndërrohen në shkollë.
Duhet të verifikohet çdo gjë. Ku i kemi pikat e dobëta? Përse u përmbyt një fshat apo një lagje në qytet? Ishte faji i kanalit, është i bllokuar dhe duhet ç’bllokuar? Eshtë i vogël e duhet zgjeruar? Duhet ngritur një pritë e re? Duhet lartësuar një argjinaturë? Duhet ngritur një argjinaturë e re? Duhet të hapen kanalizime të reja në qytet? Duhet të ndalohen ndërtimet në një zonë të caktuar? Duhet shpërngulet popullsia nga një fshat i caktuar? Duhet ngritur një zonë pyjore mbrojtëse diku tjetër?
Padyshim, duhet të grumbullohen edhe mbetjet e të merren masa që ato të mos hidhen më nëpër kanale, edhe për të mos i bllokuar ata.
Kur dikush vdes, i bëjnë autopsinë për të mësuar shkakun, kur ka dyshime. Dhe kjo i shërben mjeksisë edhe për tu përsosur. Besoj e dini shprehjen “mjeksia është zhvilluar mbi kufoma”? Edhe njeriu duhet të përmirësojë kushtet e jetesës, nisur edhe nga problemet me të cilat përballet.
Dhe ky është rasti që, në vend të sulmeve të opozitës dhe shfajësimeve të qeverisë, të bëhet autopsia e të ndryshojmë sjellje. Sepse, pas një muaji mund të kemi shiun e radhës dhe do të jetë e njëjta histori, madje edhe më keq. Sepse pas një vit mund të kemi një qeveri tjetër, por sërish do të jetë sërish e njëjta histori.
Sepse, sipas qeverisë së sotme, në 2012 fajin e kishte qeveria për përmbytjet. Ndërsa në 2026, fajin e ka Perëndia. Ndërsa për opozitën e sotme, në 2012 fajin e kishte Perëndia, ndërsa tani e ka qeveria.
Asnjë vend nuk është imun nga përmbytjet. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të minimizojmë dëmet. Kjo është sfida.
Përmbytja e sotme e Durrësit, e perceptuar gjerësisht si e...
Ende i kemi në sy pamjet e etjes së banorëve të Vlorës. Mb...
-Ftesë për një debat të shëndoshë, në vend të debatit për ...
Retrospektivë, 1991. Gazeta e parë pluraliste nisi si ...
Janë turrur shumë shpjegues të arrestit të Maduros të shër...
Reagimet entuziaste të një pjese të opinionit opozitar shq...
Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: •...
nga IRIS BEQIRI Femicidi nuk është vetëm një tragjedi fam...
Sot SPAK ka proceduar nën akuzë penale 33 zyrtarë të lartë...
Në foton e parë është Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu,...
Ky urimi "Gëzuar vitin e ri" është hipokrizi. Nuk ka asgjë...
E dini pse patëm sukses në Dhjetor 1990 dhe në Shkurt ‘91?...
Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ...
Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimev...
E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, z...
Në Shqipëri, cilindo të pyesësh në rrugë, do të të japë të...
Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salian...
Një zile telefoni në Komandën Qendrore të Mbrojtjes Ajrore...
Anëtari i Bordit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Stud...
Fatkeqësisht si shumë herë të tjera në këtë vend të dashur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...