web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes

29 Dhjetor 2025, 14:55, Opinione Refik Hasani

Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes

E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj.Elena Zanoni,
I nderuar Presidenti Granit Muçaj, zv.Presidenti Eris HOXHA,
I nderuar Presidenti i Nderit Petrit Aliaj, dhe Sekretarja e Federatës, dr.Ninfa Pema, e gjithë Grupit të Punës,
Të nderuar Studiues, Intelektualë, Veprimtarë të Çështjes Kombëtare,
Të nderuar Përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore e lokale, këtu në shtetin demokratik mikëpritës në Itali,
Të nderuar Përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,

Jemi tepër të nderuar, që jemi ftuar në këtë Konferencë, po ashtu vllazërisht jeni të falënderuar për këtë organizim dhe ku po mbahet nën patronatin e Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, Konferencë me temën:
“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën "VATRA SHQIPTARE” dhe me të ftuar nga Kosova Lindore, “DIASPORA 2025”, jemi mbledhur në këtë konferencë, me pjesëmarrës të së drejtës Kombëtare e Ndërkombëtare, Drejtues të Organizatave Shoqërore, Personalitete të Kulturës shqiptare, Autoritete vendore dhe përfaqësues nga hapsira e jonë shqiptare, dhe gjithëandej diaspora do të mundohem përmesë kësaj kumtese, të ndarë në 3 kapituj të ndarë në periudha kohore, si:


“Kosova Lindore, DJE’’, në gjitha zhvillimet e rëndësishme historike për formimin e shtetit shqiptar, nga kjo krahinë është dhënë kontributi, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresin e Alfabetit në Manastir, shpalljen e Pavarësisë, po ashtu shqiptarët pas luftës së dytë botërore ishin pjesë e Jugosllavisë edhe me shqiptarët e Kosovës, shqiptarët në Meqedoninë e Veriut, Shqiptarë në Mal të Zi, dhe shqiptarët në pjesë tjerë të hapësirës së Jugosllavisë së asaj kohe duke përfshi edhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut.
Me filimin e frymës demokratike në Evropën Lindore, ne shqiptarët u organizuam dhe formuam subjektet Autoktone Politike, por edhe u kyqëm aktivistë duke kontribuar në Këshillin Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pastaj mbajtëm dhe organizuam Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, pastaj është kryengritja e armatosur dhe lufta e UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, në këtë kohë kjo Krahinë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Për herë të parë në historinë e kësaj Krahine, ishte ngritur, në nivelin më të lartë të internacionalizimit të çështjes, sensiblizimit deri në instanca të BE-së, Paktit ushtarak Veri-Atlantik ATO-s dhe mekanizma të OKB-së. Me gjithë këtë Republika e Serbisë nuk ka respektuar plotësisht detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022. BE-ja dhe institucionet e tij jo nuk kanë kushtëzuar avancimin e procesit, kurse OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe partnerët transatlantikë nuk kanë intensifikuar monitorimin dhe dialogun institucional, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka dërguar një mision monitorues në këtë Krahinë. Republika e Serbisë, nuk ka respektuar njohjen e diplomave, tekstet shkollore, nuk është duke garantuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane. Republika e Serbisë nuk ka siguruar përfaqësim proporcional dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe nuk ka ndërprerë çdo praktikë administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes mjeteve burokratike.

Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes

“Kosova Lindore-SOT’’, përballet dhe ballafaqohet me një spastrim Etnik-diskriminim, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit, të arritur datën 20 maj 2001, Beogradi zyrtar, jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit, por kemi, si:
I. Prezenca e forcave Serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,
III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në Policinë Multietnike,

Kur kësaj i shtojmë dhe përdoret një gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimit ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik. Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullsisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Shqiptarët, në Serbi jetojnë në kushte pushtimi klasik, u jemi ekspozuar frikës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.

Të nderuar pjesëmarrës në këtë Konferencë me temën shumë domethënëse “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”,
Do të mundohem në kapitullin e 3-të të kësaj kumtese të përshkruaj:

“Kosova Lindore-SFIDAT E SË ARDHMES”, këtë Krahinë e presin sfida nga më të ndryshme, jo të lehta, mbi të gjitha vetëm të vazhdojmë dhe të jemi e tregohemi duke iu paraqitur të koordinuar, harmonizuar duke vazhduar të shfaqim çështjen tonë, çdo herë tepër të artikuluar të unifikuar, me kërkesa të qarta, gjithnjë edhe me Prishtinën dhe Tiranën Zyrtare, do të duhej të ndërtojnë dhe miratojnë një qëndrim, por edhe të avokojnë dhe lobojnë në instanca e makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës, pasi Krahina jonë nuk e ka të zgjidhur statusin politik.
Pas disa raportimeve nga BE-ja, se Serbia, nuk i ka të zgjidhura të drejtat e pakicave, dhe është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e vendbanimeve për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminim. Është shumë shpresëdhënëse që më 2 dhjetor 2025, Kongresisti Amerikan Keith SELF, në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, prezantoi Rezolutën e parë në historinë e Kongresit Amerikan për çështjen e Krahinës sonë.

Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes

Po ashtu është për ta përshëndetur diskutimin, mbi ngritjen e çështjesë së Krahinës sonë, nga Presidenti Shqiptar Bajram Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 24 shtator 2025.

Kjo Krahinë përkundër vullnetit plebishitar të shprehur e manifestuar në Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992 dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-së, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, kërkon me të drejtë zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet nga SHBA-ja, nga BE-ja, duke përfshi edhe nga OKB-ja.

Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompensimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, këto janë SFIDAT E SË ARDHMES, të kësaj Krahine.

 

Një ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojmë sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të internacionalzimit.

Në përfundim të 3 kapitujve të kësaj kumtese
Do të ishte në interes që nga gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference që përbëhet nga studiues, Intelektualë, Veprimtarë, Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, bashkërisht të hartohet e përgatitet një REZOLUTË, nga këndvështrimi i përbashkët, që do t’u dërgohet Parlamentit Italian, Parlamentit të Serbisë, Parlamentit Shqiptar, duke përfshirë edhe Kryeministrat, Presidentëve dhe Ministrive përkatëse, por edhe Këshillit Europian dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Europian, deri në OKB dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së.
Kjo REZOLUTË, ka bazë të juridiksionit, akteve dhe konventave më të larta të BE-së, OKB-së, pra thirret në mbështetje në parimeve universale të të drejtave të njeriut dhe standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Nenin 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1953), në Nenin 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), në Aktin Final të Helsinkit (1975), në Deklaratën e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (1992), Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998),
Të gjithë ne, gjithnjë të harmonizuar të vazhdojmë të paraqitemi para gjithë opinionit dhe palës ndërkombëtare duhet të refektojmë, edhe në planin, dhe strategjinë e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë.

Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, kryemesazhi se vërtet duhet të jemi një zë i artikuluar, ende na duhet vazhduar të manifestojmë rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.


Tirana dhe Prishtina zyrtare, më së miri e mbrojnë FRYMËN SHQIPTARE pikërisht në këtë Krahinë.
Edhe konferenca e sotme e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, është një kontribut, vetëm nëse angazhohemi të gjithë pa dallim, sikur vepruan RILANDASIT TANË, më shpejt e sigurt do të arrijmë të realizojmë në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për Shqiptarët kudo.

Me konsideratë të pafund, për gjith secilin prej jush, në këtë Konferencë.
Ju faleminderit, dhe përgëzime në këtë gjest fisnik dhe për mikpritjen vëllazërore, gjithashtu na nderoi me prezencën e saj edhe Kryetarja e Bashkisë së LUGO DI RAVENNA-Itali, znj. Elena ZANONI, për pjesëmarrje dhe mbështetje për këtë aktivitet.
Mirë u takofshim në aktivitetet tjera të radhës, kudo në hapësirat tona Shqiptare në interes të kauzës së drejtë për liri, të Krahinës sonë.

Lavdi jetë dhe veprave e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të FRYMËS SHQIPTARE të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

 

Kumtesa e Refik HASANI-t, Master Shkencor, nga Bujanoci, e paraqitur para të pranishmëve në konferencën, me temën: “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në LUGO DI RAVENNA, të Italisë, më 21 dhjetor 2025.

*Autori, është njohës i rrethanave në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, kontribuoi në tryeza, debate e aktivitete, është një aktivist i dalluar në shërbim të zgjidhjes së të drejtës të kauzës së kësaj Krahine, Veprimtar shumë i njohur në gjithë hapësirat Etnike shqiptare, që merret aktivisht me publicistik, si dhe studime e hulumtime, ku ka treguar angazhim në tribuna, tryeza dhe paraqitje publike dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ka organizuar edhe dhjetëra debate publike me temën dhe çështjen që lidhet nga kjo Krahinë, ka marrë pjesë në shumë paraqitje, dhe në disa konferenca shkencore të organizuara. Është autor i dhjetëra vështrimeve të hulumtuara.

Shënimet mbi autorin, janë marrë si:
**https://tupalla.com/wp/mr-sc-refik-hasani-njohes-iniciator-i-shume-ceshtjeve-per-luginen/

 





11:27 Opinione Edmond Spaho

PD ka rënë në moçal

Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salian...

19:34 Opinione Ylli Manjani

Unë jam Europian!

Unë jam Europian. E dua shumë Europën historike e kulturo...

10:36 Opinione Ardi Stefa

Partia e Salianjit

Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti. Ësht...

18:39 Opinione Klodian Tomorri

Virusi i Rilindjes

Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavij...

Lajmet e fundit nga