Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Po sikur më 22 dhjetor sheshi të mbetet bosh? Po sikur thirrja e Partisë Demokratike të përplaset me indiferencën, me lodhjen, me mosbesimin? Po sikur të mos ketë as turmë, as zemërim, as revoltë? Po sikur refuzimi të jetë aq i madh saqë protesta më madhështore të jetë dështim?
Nuk do të ishte thjesht një protestë e dështuar, por vazhdimi i një aktakuze politike.
Protestat nuk dështojnë rastësisht; ato dështojnë kur nuk besohen. Kur nuk frymëzojnë. Kur nuk përfaqësojnë më askënd përveç atyre që i organizojnë. Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku më i madh për PD-në: jo te pushteti i Ramës, por te boshllëku që ka krijuar mes vetes dhe shoqërisë.
Nëse protesta e 22 dhjetorit nuk ka pjesëmarrje, kjo do të thotë se demokratët nuk e ndjejnë më PD-në si shtëpinë e tyre politike. Do të thotë se njerëzit nuk dalin më për parime, por janë lodhur nga betejat personale të një grupi të vogël që e ka shndërruar opozitën në pronë private. Do të thotë se qytetarët nuk e shohin më protestën si mjet ndryshimi, por si ritual të konsumuar, pa ide, pa horizont, pa shpresë.
Një protestë e dështuar do të tregonte se PD ka humbur aftësinë për të prodhuar kauzë. Sepse sot nuk mjafton të jesh kundër Ramës. As të shash e akuzosh Ballukun. As narkoshtetin dhe vjedhësit e votave. Duhet të kesh një vizion, një projekt, një moral politik që të bëjë njerëzit të ngihen nga kafeneja apo të dalin nga shtëpia. Pa këto çdo thirrje është zhurmë.
Më e rënda është se një dështim i tillë do të konfirmonte se PD nuk po lufton më për demokracinë, por për rikthimin e disa emrave; disa ego-ve; disa dinosaurëve politikë që qytetarët i kanë neveritur tashmë. Dhe kur protesta shihet si betejë personale, retorika është tejet e vjetëruar dhe e konsumuar, ajo braktiset nga populli, sado t’i ketë vajtur thika në palcë e të urrejë këtë qeveri.
Nëse sheshi është bosh, mesazhi duhet të kuptohet qartë, sepse është i qartë: shqiptarët nuk janë apatikë, janë të zhgënjyer. Ata nuk refuzojnë politikën, por refuzojnë këtë politikë. Refuzojnë një opozitë që flet për popullin, por nuk e dëgjon atë. Që thërret për demokraci, por nuk e praktikon brenda vetes. Që kërkon besim, por nuk bën asnjë hap për ta merituar. Që pavarësisht betimeve opozitare bën pazare me qeverinë.
Një protestë pa pjesëmarrje do të ishte prova se PD ka humbur lidhjen organike me shoqërinë. Se nuk mobilizon më as bazën e vet, jo më qytetarin e paangazhuar dhe që kërkon identitet përfaqlsimi. Dhe kjo është shumë më dramatike sesa çdo humbje zgjedhore.
Gjithsesi, dështimi i protestës së 22 dhjetorit do të ishte ishte pasqyra e një krize të thellë identiteti. Një sinjal se PD ose duhet të reformohet rrënjësisht, ose të pranojë se roli i saj si opozitë reale ka mbaruar.
Në politikë ka një rregull të pamëshirshëm: kur populli nuk vjen më pas teje, problemi nuk është populli. Problemi je ti! Dhe duhet të mbash përgjegjësi!
p.s: Edhe pse po i shkruaj këto rreshta gati 24 orë përpara zhvillimit të protestës, jam i bindur se në rast dështimi, përsëri fajin do ta ketë populli; asnjëherë udhëheqësit legjendarë. Ata kanë 12 vite që vetëm humbasin, përbetohen se do fitojnë dhe përsëri pas çdo humbjeje nuk mbajnë asnjë përgjegjësi!
Unë jam Europian. E dua shumë Europën historike e kulturo...
Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti. Ësht...
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City p...
Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3...
nga Uran Butka Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qark...
Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve u është thënë se p...
Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vër...
Në fund të nëntorit u publikua Strategjia e Sigurisë Kombë...
Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojra që i bëjnë ...
Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavij...
Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një ...
Në media, sa herë ka një seancë gjyqësore në GJKKO, sa her...
Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Pa...
Tri protesta, ajo e PD-së, ajo e nisur nga Adriatik Lapaj ...
“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më...
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...