GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për të marrë ilaçe. Vetë bileta e autobusit është 4 mijë lekë. Si të kurohemi kur s’kemi as para për të shkuar gjer’ atje? Nuk kemi mjekë moj bijë, kupton, nuk kemi kujdes shëndetësor. Po plakemi duke pritur ndihmën që nuk vjen”.
Nuk është qytet pas lufte e as pas ndonjë fatkeqësie natyrore. Nuk është as fshat i humbur ku ha pula gurë. Në Përmetin e 2025-ës, lindur si qendër administrative qysh në shek. XV jeta është tërhequr nga brenda si gjaku nga një plagë e vjetër. Shteti është larguar duke e mësuar qytetin të mos e kërkojë më. As me shërbim mjekësor.
E si të mos mjaftojë, në qytetin ku mungon mjeku, ku pas ziles së urgjencës askush nuk vrapon më, qeveria ka vendosur që të rikonstruktojë një pjesë të spitalit dhe ta kthejë në qendër pritjeje për emigrantët nga vendet e treta.
Një metaforë e përsosur e pushtetit të Shqipërisë së sotme, që gjendet për këdo përveçse për shqiptarët.
Kur dëgjoja në lajme zërin e shuar të një përmetari të moshuar me dinjitet e braktisur si mosozot nuk dija si ta ulërisja atë shpërbërje të kontratës sociale, asaj fijeje të fundme që lidh qenien njerëzore me idenë e shtetit.
Nuk ka metaforë më të fortë për mënyrën se si po përmbyset rendi moral i këtij vendi, që behet strehë për çdo emigrant që përze Europa e ndërkohë të moshuarit, te pamundurit, të braktisurit e vet bëjnë kilometra me kocka të thyera për pak shëndet.
Por Përmeti pa spital, ku lindin aq rrallë fëmijë është një ndër laboratoret e eksperimentit për administrimin e qëllimshëm të shpopullimit.
Atij shpopullimi që nuk është statistikë, por funeral i përditshëm. Këtu, mu bash këtu qëndron absurdi i madh! Avokati i Popullit diskutohet si trofe politik, tradhëti brenda llojit, shah mat i të gjithpushtetshmit, ndërsa populli trajtohet si humbje kolaterale.
Opozita duhet gjykuar për mungesën e guximit për të pranuar publikisht se ky institucion sot është simbolik, si shumë të tjerë, sepse ky pushtet nuk pyet askënd, se ka shfuqizuar llogaridhënien.
Në një vend normal, zgjedhja e Avokatit të Popullit do të ishte një akt konsensusi moral. Në Shqipëri është një ushtrim i padobishëm procedural, sepse padrejtësia nuk është devijim i rastit, por sistemike.
Këtu nuk ka as naivitet dhe as keqllogaritje. Mund të jenë edhe të dyja xhanëm, ama ka diçka më të rrezikshme se kaq, iluzioni se me Ramën mund të bësh marrëveshje funksionale. Se mund të japësh diçka sot, për të fituar diçka nesër. Se mund të pranosh një kompromis “të vogël”, pa u gëlltitur nga kompromisi i madh.
Ky pra ky është cinizmi i vërtetë i situatës, pushteti të fton në një tavolinë ku tema është simbolike, ndërsa realiteti është mysybet. Por opozita nuk e ka luksin e “pjekurisë procedurale”. Ka vetëm detyrimin e qartësisë morale dhe strategjike.
Debatet procedurale janë territori i pushtetit. Territori i opozitës janë qytetet që po shuhen, spitalet pa mjekë, rrugët pa siguri, familjet pa shpresë. Sa herë që opozita zgjedh sallën mbi terrenin, humbet.
Opozita nuk mund ta ndihmojë pushtetin të duket demokratik, sepse ai Përmet e çdo qytet që po shndërrohet në fantazëm, që po zhuritet shqiptarësh e po dyndet me emigrantë, ku të lënë të vdesësh pa mjek, të mbajnë injorant pa arsim, të helmojne me ushqime te pakontrolluara, debati për institucione simbolike është luks cinik. Dhe pranimi i këtij luksi është forma më e sofistikuar e dorëzimit.
Ky pushtet ka ndërtuar mekanizma presioni, joshjeje, patronazhimi dhe asimilimi, ndaj s’ka si të ngjajë surprizë se opozitat nuk thyhen gjithmonë nga lart, por shpërbëhen edhe nga brenda.
E kam bindje prej historisë së përpiktë në përsëritje, se opozita nuk humbet kur dikush e tradhton hapur, por sepse dikush e relativizon betejën. Dhe aty ku kjo ndodh, opozita duhet të jetë më e rreptë me veten sesa me kundërshtarin.
Deputetëve që vendosën firmën e tyre në një proces me shumë emra, do t’u sugjeroja një ndalesë jashtë sallave. Një ndalesë në Përmet për të parë se çfarë do të thotë një qytet që s’ka më spital, por kthehet në terminal tranziti për kë përzë Europa. Nëse opozita nuk e lidh çdo vendim, çdo firmë dhe çdo proces me fatin konkret të njerëzve që përfaqëson s’ka fitore në asnjë procedurë.
Opozita duhet të pranojë edhe koston e konfliktit, sepse nuk ka opozitë efektive pa kosto. Jo çdo konflikt është radikalizëm, ndonjëherë është domosdoshmëri, sepse Opozita nuk ekziston për të balancuar pushtetin. Ekziston për ta sfiduar.
Përmeti nuk ka nevojë për Avokat Populli simbolik. Mund të ngjajë edhe patetike, por nuk bën dëm t’i kujtojmë opozitës se përfaqëson një popull real që po shuhet e duhet të masë çdo firmë me peshën e këtij shpopullimi.
Shahu me Ramën, për çdo parti opozitare nuk fitohet duke luajtur më mirë figurat e tij. Fitohet duke refuzuar lojën. Duke e zhvendosur debatin nga salla në realitet, nga emrat te pasojat, nga procedurat te njerëzit që po humbasin jetën, pronën dhe shpresën.
Nuk humbet kush gabon një lëvizje, humbet kush pranon të luajë një lojë të dizenjuar për të mos u fituar kurrë.
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më...
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...