web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral

13 Dhjetor 2025, 14:38, Opinione Artan Fuga

Një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral

Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Papirus), një nga personazhet, Lavdoshi, është njeri me pushtet që fuqinë e mbledh në mënyrë "demokratike", duke manipuluar ata, "të zgjedhurit" nga populli, duke përfituar nga degradimi i tyre moral.

E them këtë lidhur me historinë e turpshme që u shfaq lakuriq para të gjithë shqiptarëve me rastin e zgjedhjes (hahahaha: zgjedhjes), së avokatit (hahaha: avokatit), të popullit (hahahaha: të popullit).

Një nga ato histori turpi sikurse kemi çdo javë që dëshmon degradim moral që ka zënë vend në detashmente burokratiko-politiko që qëndrojnë si superstrukturë sunduese pa legjimitet moral mbi kokat tona, mbi jetën tonë.

Avokat i Popullit që e zgjedhin ata për të cilët populli ka nevojë për avokat!

Që këtu nis idiotizmi kushtetues, pamoralshmëria e saj. Keni parë ndonjëherë ndonjë mbrojtje serioze për popullin nga avokati (hahaha) i popullit (hahaha: i papopullit)?

Kurrë!

Por, mos kujtoni se është e rastit!

Është njësoj sikur dy palë të ballafaqohen në gjyq, dhe viktima të ketë për avokat (hahahaha: avokat) një avokat që ia cakton dhunuesi. Vetëm një gomar pret gjë prej këndej!

Ky është turpi i parë.

Ndërkohë ca deputetë të opozitës (hahahaha: të opozitës) kanë dhënë firmat e tyre për të zgjedhur avokat (hahahaha: avokat) të popullësisë dikë!

Po pse nuk ka të drejtë deputeti (hahahaha: deputeti) të heqë dorë nga firma e tij deri në çastin e votimit?

Sigurisht që ka! Vullneti i deputetit shprehet në çastin që voton ose nuk voton një ligj ose vendim. Atëherë bëhet i pakthyeshëm sipas vullnetit të tij personal, por deri atëherë e ka këtë të drejtë. Kush ia heq kupton nga logjika e ligjit aq sa kupton qeni i komshiut tim nga filozofia!

Nuk kupton asgjë nga filozofia e ligjit kushtetues!

Ja ta zëmë se kandidati (hahahaha: kandidati) atë ditë gjysmë ore para se të votohet, ka thyer me dhunë një bankë, ka përdhunuar një zonjë që pastron rrugët e qytetit herët në mëngjes, ose është kapur duke ikur pa paguar nga ndonjë birrari), apo ka bërë sjellje të turpshme duke u masturbuar në mes të bulevardit, a nuk kanë të drejtë deputetët e popullit (hahahaha: të popullit), të thonë se e tërheqim firmën?

Ky është turpi i dytë!

Po këta deputetët e opozitës që thonë se i dhamë votat se kështu na dha shenjë tundja e flamurit?

More a janë njerëz me arsye (hahahaha: arsye) deputetët e opozitës (hahahaha: opozitës), apo janë robotë që dikush i vë në prizë dhe bëjnë si gjeli i orës sime të murit, që në çdo orë, po e kurdise, bën: ku-ku, ku-ku, ku-ku!?

Nuk e dinin ata se kandidati (hahahaha: kandidati) i ka bërë mut me fjalë nëpër televizione dhe televizorë duke i quajtur si palaço, të shitur, të degraduar, vjedhës, të gjitha të zezat..., sigurisht me fjalë? Njëra nga të dyja, ose nuk e marrin seriozisht, ose i japin të drejtë, dhe thonë: Ore ne ashtu vërtetë jemi! Kalbësira politike!

Duhet të zgjedhin!

Nuk e dinin ata se kandidati ishte bërë i njohur pikërisht duke thënë fjalë në ajër nëpër televizorët tanë, dhe pikërisht duke kandiduar, po i fshinte ato fjalë, sa kohë kërkonte firmat e atyre që ishin armiqtë (hahahahaha) e tij të jetës! (Siç deklaronte më parë!)

Kaq të trashë të jenë!

Ky është turpi tretë, që opozita po na dhuron çdo ditë, gjithnjë e më të madh.

Kurse kandidati (hahahahaha) pasi i kishte premtuar popullit se kishte ardhur si Mesia, (drejt e nga doktoratura, që nuk e kemi parë të botuar sepse mund të ketë qenë një zbulim i madh, pse jo), për t'u marrë me politikë që ta shpëtonte popullin, pasi i premtoi për vite të tëra se me partinë e vet politike do ta zhdukte, do ta minonte, do ta shkulte nga rrënjët klasën e vjetër politike, pasi nuk la xhajë, dajë, a ku di unë pa futur si kandidat për deputet, kërkoi, pranoi dhe mori votat pikërisht të kësaj klase politike që e quante më të degraduar se senatorët romakë në kohën e Kaligulas, pranoi firmat e po asaj klase politike që gati si një Rrobespjer modern do ta çonte drejt e në gijotinë, për të marrë një zyrë, një veturë, një rrogë të qelbur, dhe me kaq i futi një të fshirë gjithçkaje!

Komisarin doni juuuuuu! (hahahahaha): Po, komisari ishte lojaaaaaaaaaa - bërtet kapterr Ramiu që nga ekrani i televizionit tim.

E shoh katër herë në ditë atë film.

Më pëlqen kapterr Ramiu!

Dhe sikur të mos mjaftonte, kandidati (hahahaha) falënderon edhe të gjithë deputetët dhe forcat politike që e votuan atë për të hequr ngërçin (ahahahah ngërçin) si akt pjekurie (hahahahah pjekurie) politike e asaj klase politike që ai e kishte quajtur dhe shquajtur si mashtruese, uzurpuese, e ku di unë se çfarë tjetër me fjalë doktorature!

Ky është turpi i katërt!

Bravo!

Bravo!

Dhe tani viktima popull le të presë ndihmën e avokatit!

Unë nuk mund të mos sjell një pasazh nga Ushtari i mirë Shvejk.

Pasi një togë ushtarësh ishin ankuar, një komision erdhi të bënte verifikimet. Por, nuk bëri asgjë për ushtarët sigurisht.

Pasi iku komisioni, koloneli i detyroi ushtarët ankimtarë të parakalonin para tij, të bënin djathtas ndero duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtuam se komisioni do të na ndihmonte, por komisioni na ndihmoi një mut!

Dhe ushtarët e shkretë parakaluan disa herë duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtojmë se avokati i popullit do të na ndihmojë, por .../ CNA





21:45 Opinione Sonila Meço

Avokati i sh(popull)imit

“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...

13:54 Opinione Çim Peka

Mjaft është mjaft!

1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...

17:01 Opinione Klodian Tomorri

Busulla e humbur e PD-së

Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...

11:31 Opinione Agim Xhafka

ZAI YNË!

S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...

Lajmet e fundit nga