web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e heqim dot Edi Ramën?

25 Janar 2026, 13:22, Opinione Ilir Levonja

A e heqim dot Edi Ramën?

Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt, lutjuni Zotit, nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe firoja e parë sociale nis aty te mendjembushurit, përfshi këtu edhe kastën komuniste, kastën e të persekutuarve, kastën e spiunëve, kastën e ish-ushtarkëve, prokurorëve, gjithologëve se në Shqipëri bëhen zgjedhje normale.

Dhe se populli e do Edi Ramën, pavarësisht pjesëmarrjes në pikën e vdekjes, 13%, prapë aty konsiderohen zgjedhje dhe normalitet etj. Pra, si do ta mundësh ti Edi Ramën kur protestat e opozitës bëhen paqësore ti tall bythën dhe thua, e ça pastaj.

Kur hidhen dy molotovë, ti thua krimineli do gjak..., kurse në protestat e Ramës që marrin jetë njerëzish dhe ai publikon libra me titull "Kurban", i quan normale dhe kurbanizmin si teori a si dukuri ia ngjesh Saliut.

Nuk e mund kush më Edi Ramën, ndaj lutjuni Zotit ose prisni si bjellorusët, të lumtur me çfarë ju sjellin fëmijët nga kurbeti dhe kaq. Ka një kohë që quhet e vdekur, kohë ku vullnetet janë të qullosura dhe ndjenjat bizarre për faktin se thuajse një pjesë që luan rolin thelbësor në një shoqëri është o e ikur, gjysma e saj e budallepsur dhe dy pjesët e tjera janë kaq të indoktrinuara sa e shohin vendin si pronë o të njërit o të tjetrit.

Kjo quhet edhe vdekje klinike dhe shoqëria e gjitha i ngjan një mjeti të tonazhit të rëndë, i cili gomat dopio i xhiron në vend dhe gjindja përqark shikon vetëm tym të zi. Edi Rama sot është i pathyeshëm dhe ashtu si Enver Hoxha dikur nuk po e kryen vetëm krimin, por me një kastë të gjerë, me një shpurë të plotësuar revanshiste të cilët flasin për moral, por moral nuk posedojnë. Saliun, emrin e tij e gjykojnë si opozitë, dhe jo rastësisht dhe jo frymën opozitare.

Kjo është raca më e poshtër, raca as mish e as peshk, raca provinciale e inateve personale dhe për më tepër i gjen me shumicë nëpër telelvizionet e Ramës, flasin aty dhe fyellit i bien me një vrimë. Dhe kur ua kujton se vitrina që po të lë të llapësh është e Edi Ramës, të thonë ku të flasësh?

Megjithëse sot platformat elektronike personale janë me shumicë, ata justifikohen me moralin e kurvës. Sepse paguhen a marrin honorare apo ndonjë vend pune me peshë si ai dashi i Peqinit dhe pasditet u kalojnë penxhereve të pushtetit. Jo në shesh, jo në protestë se protestat nuk i bën opozita, i bën Saliu. Një pjesë e tjetër edhe kjo as mish e as peshk, pjesa gjoja e atyre që nuk janë me askënd, moda e re kjo, gjoja shohin punën e tyre, gjoja kanë personalitet, moda e k*rvave të “shenjta”; që me një vështrim mendimi të shprehur kuptohet fare thjeshtë se janë ca enveristë që u pëlqen dhuna dhe e urrejnë demokracinë, kanë gusto për të fortit, pra u zbulohet prirja e adhurimit karshi Ramës se edhe këta e shohin “regresin” te Saliu, kënaqen kur kafsha me emrin Edi Rama i quan kafshë opozitarët etj.

Kjo racë gjoja moderne e k*rvërimit e shikon Shqipërinë në pikiadë, por prapë fajin nuk e ka Edi Rama, e ka opozita..., dhe të gjithë e kompletojnë këtë urrejtje elegante për frymën opozitare në një emër, atë të Saliut. Megjithëse mund të jenë aty 80% kundër Saliut ata prapë fajin e ka Saliu..., aq sa sot njerëzit të budallepsur nuk besojnë më në asgjë, megjithëse ia janë zhytur fesë, qoftë islamit, qoftë katolicizmit nga skutat e rrënjëve të origjinës, veçse jo si shqiptarë.

I janë futur politikës së dhunës, sundimit, egos, mosrespektit, barbarisë, unit, pavarësisht gradës apo kollares, i janë futur marrisë së stoicizmit, absurdit mizerabël me bindje dhe gjak të ftohtë aq sa nuk e kanë idenë e moralit në demokraci dhe bash për moral të çajnë mender b*thën. U hedhin flokëve ca brilantinë nga tregu i tezgave, mbushin murin kryesor me libra dhe bash nga aty japin intervista me mendjembushur se janë bërë intelektualë, pavarësisht faktit se sapo ka pirë një kafe qyl, sapo ka marrë përqindjet e një tenderimi.

Dhe në këto intervista që japin nuk kanë hallin e problemit social, demokracisë në vend, kanë hallin e tyre, se si do të mbijetojnë... elementi i parë i kësaj race është mendësia, e kam mik, ka bërë për mua dhe fap vendos syzet e kuqe ashtu si shefi i tij. Kjo është Shqipëria jonë me pak fjalë dhe këto hedhur përciptas nga nxitimi i jetës në emigracion, aq sa na rrofshin këto mjete elektronike dhe ky ajër i lirë për të folur për një kantier surrogatosh nga Shqipëria e vogël, vendi ku vëllezërit vriten për një gardh dhe pashallarët ua falin kombin vajzave të imperializmit, si duan, kur ta duan dhe qysh ta duan, pasi bubuzhelë me syze të kuqe, si shefi, e quajnë sekretare të Shtëpisë së Bardhë vajzën e një presidenti./ CNA





15:39 Opinione Grigels Muçollari

Kur SHBA të heq vizën!

Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...

Lajmet e fundit nga