Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...

Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitur si shpëtim.
Kur kjo doktrinë mbizotëron, politika nuk matet me rendin që ndërton, por me zhurmën që prodhon, jo me faktin që mban, por me frikën që përhap, jo me koston që pranon, por me shpejtësinë me të cilën e mbyll pyetjen.
Kështu gjithçka shpallet “menjëherë”, ndërsa llogaria shtyhet, ligji zvarritet, përgjegjësia tretet.
Paprekshmëria prodhohet nga vonesa.
Alarmi nuk kërkon zgjidhje, kërkon bindje.
Kjo doktrinë funksionon me katër rregulla të thjeshta.
Koha privatizohet: “pas pak” kthehet në gjuhë qeverisjeje dhe “më vonë” bëhet mburojë.
Morali kthehet në kapak: “bashkimi” kërkohet si dorëzim i pyetjes, “heshtja” shitet si maturi, “rreshtimi” shitet si virtyt.
Ligji shpallet pengesë, faktit i vihet emri “vonesë”, procedurës i vihet emri “pengesë”, kontrollit i vihet emri “sulm”. Dhe më e rënda, emergjenca nuk vjen, ndërtohet. Prodhohet, mirëmbahet, ripërtërihet, sepse pushtetit i duhet një klimë ku pasojat rrinë pezull Në këtë treg alarmi, sheshi shndërrohet në valutë kohe dhe kalendari në ideologji. Edhe kur aktorët duken të ndryshëm, shpesh luajnë të njëjtin instrument, ritëm grumbullimi, fjali të forta, numërim, shpërndarje, përsëritje.
Berisha, Lapaj, Qori, Shehaj, secili me gjuhën dhe shenjat e veta, përplasen mes tyre, por lehtësisht i shërbejnë të njëjtës prirje, e mbajnë jetën publike të ndezur pa i vënë pushtetit koston politike që e detyron të ndryshojë.
Pushtetin nuk e ushqen vetëm zhurma, e ushqen parashikueshmëria.
Kur skema përsëritet, pushteti e di se pas thirrjes vjen shpërndarja, pas pamjes vjen harresa, pas nxehtësisë vjen lodhja. Këtu qëndron arsyeja pse Pakti Kombëtar i Urtisë nuk mund të trajtohet si etiketë e re, as si nismë komunikimi, as si fushatë kuptimesh. Ai duhet kuptuar si kundër-kulturë, si kundër-rend, kthesë nga alarmi te përgjegjësia, nga zhurma te llogaria, nga fjala e lirshme te fjala që mban kosto.
Urtia politike nuk është qetësim për të mos vepruar, është disiplinë e arsyes që i vendos kufi impulsit dhe e mbron qytetarin nga shndërrimi në turmë, tifozëri, numërim.
Aty ku mungon kjo disiplinë, shteti prodhon shumë fjalë dhe kursen vendime, dhe shoqëria paguan më shumë se sa kupton, sepse vendimi i shtyrë e mëson padrejtësinë të duket e pranueshme.
Prandaj Pakti dhe Kuvendimi duhen përkufizuar pa mjegull dhe pa stoli, përndryshe kthehen në një moralizim që i shërben po të njëjtit treg.
Pakti Kombëtar i Urtisë është marrëveshje sjelljeje, jo bashkim posteve. Ai vendos standardin që fjala të lidhet me fakt dhe pushteti të lidhet me pasojë, mbyll shfryrjen pa përgjegjësi si politikë emocioni dhe mbyll industrinë e protestës si treg të përhershëm ku emocionet shiten si program. Ai detyron rregull të njëjtë për të gjithë edhe kur çështja prek “tonën”, pranon vendimin kur faktet flasin, kërkon përgjegjësi personale kur gabimi del në dritë.
Dorëheqja, kur duhet, është gjuha e vetme serioze.
Kuvendimi i Urtisë është forma qytetare e këtij standardi.
Nuk është podium dhe nuk është tribunë. Është bashkëbisedim me barazi fjale, ku fjala nuk vlen nga volumi, por nga pesha, dhe ku pyetja shërben për ndërtim, jo për poshtërim.
Busulla e tij kthehet te tri nyje të pandara, çfarë dimë, si e dimë, çfarë kosto pranojmë. Kjo e bën Kuvendimin të dallueshëm, nuk kërkon të duket “i mirë”, kërkon të jetë i detyrueshëm. Ai e kthen debatin nga turma te gjurma, nga përshtypja te faktet, nga pamja te përgjegjësia.
Në këtë kuptim, Pakti i Urtisë nuk është kundër protestës si e drejtë. Protesta është frymëmarrje e demokracisë, por demokracia nuk mbahet gjallë duke e kthyer frymëmarrjen në hiperventilim. Kur protesta bëhet gjendje e përhershme, humb funksionin e vet moral dhe kthehet në rutinë. Rutinat menaxhohen, rregulli kërkon llogari.
Prandaj pushteti që ka frikë faktin prodhon paqartësi, paqartësia e kthen përgjegjësinë në “detaj” dhe të vërtetën në “interpretim”. Në atë klimë, sheshi mbetet pa shpatë, sepse shpata e tij është prova, dhe prova shtyhet.Për një vend të vogël, sovraniteti nuk matet me volum zëri. Matet me një provë të vetme, a guxon shteti t’i kërkojë llogari vetes kur shkel ligjin, pa përjashtim, pa justifikim, pa shije kampi. Një shtet është i lirë kur ligji i vendos kufi telefonit, jo kur telefoni i vendos kufi ligjit. Një komb ngrihet kur pranon faktin edhe kur dhemb, jo kur e zëvendëson faktin me rrëfim. Këtu urtia bëhet muskul moral i drejtësisë, e bën të pranueshme barazinë para ligjit pa e kthyer shoqërinë në përplasje simbolesh. Në këtë pikë, orientimi perëndimor del në kuptimin e tij të vërtetë, jo stoli identitare, por metër. Metër i shtetit të së drejtës, i meritës, i garës së hapur, i llogaridhënies.
Miqësia me Perëndimin, në kuptimin serioz, nuk është duartrokitje, është pranim i një matësi të ftohtë ku askush s’ka privilegj nga rrethi. Ky matës nuk njeh përjashtime, mat edhe miqtë, edhe kundërshtarët, me të njëjtën shufër. Po u kthye në fotografi, në parullë, në shenjë për t’u tregtuar, humbet fuqinë, bëhet zbukurim i rremë.
Pakti i Urtisë e kërkon metrin si metodë, jo si shpërblim, por si kusht sovraniteti.Në këtë dritë, qeverisja e Edi Ramës del problem parimor, jo thjesht garë pushteti. Sepse dëmi më i thellë nuk është vetëm korrupsioni i drejtpërdrejtë, është modeli i qeverisjes që ushqen vetë emergjencën për t’i shpëtuar pasojës.
Këtu duhen tri nyje të mbyllura, që prodhojnë një pasojë qytetare, paprekshmëri të qëllimshme.
Rama e përdor emergjencën për të shtyrë llogarinë, sa herë kërkohet pasojë, prodhohet ngut, sa herë kërkohet fakt, prodhohet rrëfim, sa herë kërkohet përgjegjësi, prodhohet shpërndarje vëmendjeje. Rama e përdor “bashkimin” emergjent për të mbyllur pyetjen, pyetja paraqitet si pengesë, kontrolli si prishje, hetimi si sulm. Rama e përdor “stabilitetin” për të zëvendësuar pasojën, stabiliteti shitet si arsye për të mos ndëshkuar, për të mos korrigjuar, për të mos pranuar gabimin.
Kjo metodë prodhon paprekshmëri me qëllim. Por rreziku nuk mbaron te pushteti.
Sa herë opozitarizmi e ngushton veten në një instrument të vetëm, sheshin, ai futet në të njëjtin cikël, ritëm pa fakt, nxehtësi pa llogari, shpërndarje pa pasojë. Pushteti fiton dy herë, me paqartësinë e vet dhe me parashikueshmërinë e kundërshtarit. Qytetari serioz humb të nesërmen, sepse e nesërmja ndërtohet me rend, fakt, përgjegjësi, pasojë, institucione që nuk lëkunden.
Pakti i Urtisë është nismë prindëruese në kuptimin më të fortë politik. Prindërimi, në jetën publike, nuk është t’i mësohet shoqërisë si të shfryjë, është t’i mësohet si të mbajë kufi që të mos e hajë të nesërmen. Një shoqëri që jeton me alarm të përhershëm nuk rrit qytetarë, rrit konsumues emocionesh. Një shoqëri që e lidh fjalën me fakt dhe vendimin me pasojë, rrit njerëz që e mbajnë lirinë si përgjegjësi, jo si shfryrje. Kjo është shqiptaria në kuptimin e pastër, dinjitet qytetar mbi privilegj rrethi, parim mbi alibi; nder si sjellje e verifikueshme.
Shqipëria Mendonjëse, në këtë kuptim, nuk është shprehje e ëmbël.
Është standard i rreptë, fjala matet me masë, nderi matet me barazi para ligjit, Perëndimi merret si metodë shteti, rregull i njëjtë, verifikim, konkurrencë e hapur, përgjegjësi, dhe ndryshimi matet vetëm me pasojë.
Zemërimi, kur është i drejtë, nuk mohohet, por as nuk hyjnizohet. Ai futet në masë, kthehet në vendim, lidhet me rregull, që fëmijët të mos trashëgojnë një vend ku britma zë vendin e mendimit. Prandaj, sot, Pakti Kombëtar i Urtisë është i domosdoshëm, sepse e çon debatin nga volumi te pesha, nga shfaqja te faktet, nga alarmi te përgjegjësia. Ai i heq monopolin e shpëtimit çdo riti të radhës dhe ia kthen shoqërisë instrumentin e vetëm që nuk blihet e nuk manipulohet, rregullin që e detyron pasojën.
Kur thirret emergjenca, kërkohet alibi.
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael dhe vetë prezenca e ...
Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ...
Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si...
Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait ...
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës B...
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të bre...
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka...
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
Ekzistojmë! Kjo është e padiskutueshme. Frymojmë, votojmë,...
Bibla është themeli jo vetëm doktrinal, moral, për një bes...
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...
Sot mbushen 27 vite të Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...