EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FORCAT POLITIKE TË TRANZICIONIT DUHEN ZHBËRË PËR TË KRIJUAR TË REJA"
Unë ndjek me shumë vëmendje dhe interes çdo lëvizje apo nismë. Pra edhe krijimin e "Forumit të dialogut politik".
Po e le për sonte qëndrimin tim antiestablishment për ta parë këtë forum në kontekstin e tashëm.
Le ta nisim nga AUTORITETI.
Në deklaratën e tyre thonë se janë "një grup qytetarësh të pavarur nga partitë, por me qëndrim opozitar". Ky grupim merr përsipër të lehtësojë dialogun mes partive të opozitës dhe "rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen e një bashkëpunimi të pranueshëm mes tyre".
Mesa kuptoj unë, ky grup qytetar pa parti merr përsipër ndërmjetësinë dhe bashkëpunimin e forcave që janë kundër Ramës. Si shembull: Berisha, Arlind Qori, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj etj kanë gjasa të bashkëpunojnë tash e tutje sepse do ti afrojë Forumi....
Atëhere vij tek pyetja: ME ÇFARË AUTORITETI?
Për ta kuptuar pyetjen, le ta nisim me një analizë të thjeshtë: "Çfarë (kush) i pengon partitë në opozitë të dialogojnë apo të bashkëpunojnë" ? Në thelb, që të gjithë e nisin dhe e përfundojnë me "Rama ik". Por, përveç kësaj, që të gjithë , përveç PD identifikojnë si problem edhe Berishën. Natyrisht, edhe njëri - tjetrin: Lapaj me Shehajn u përplasën në gjykatë, Qori nuk i përfill por as atë s'e qasin, me pretekstin se "është marksist". Kjo është një analizë e thjeshtëzuar, por në thelb kështu janë punët. Vërtet të gjithë duan ta heqin Ramën, ama po aq duan të shmangin Berishën dhe njëri - tjetrin për ta marrë sa më të madhe thelën. Në një bashkim të mundshëm, përveç Berishës, që të gjithë të tjerët do të humbisnin kuptimin e ekzistencës dhe po ashtu edhe ndjekësit bashkë me zgjedhësit.
....
Që t'i bësh bashkë gjithë "shejtanët" duhet një autoritet i lartë zyrtar, politik a moral. Për shembull, dikur kanë pas qenë ambasadorët. Po ky "grupi i qytetarëve të pavarur nga partitë"? Çfarë autoriteti mund të ketë mbi partitë?
Kjo mund të ndodhë nëse vetë partitë, me dëshirë dhe përkushtim të madh për bashkëpunim, prodhojnë një artificë të tillë për sy e faqe të publikut. A është ky forum ky lloj produkti?
Do të më pyesësh "nga e çon fantazinë kaq larg"?
Jooo! Katër muaj më parë, jemi dëshmitarë të një formule shumë pranë kësaj. Agron Shehaj propozoi për zgjedhjet e parakohëshme për 6 bashki , kandidatë... (kujdes!!) TË PAVARUR NGA PARTITË! Dhe "rastësisht" një prej "të pavarurve" të Shehajt ndodhet në foton poshtë, të themeluesve të Forumit.
Nëse është kjo premisë, shpjegimin përse është dështim e dhashë më sipër.
Po marrim rastin se, në vrarjen e mendjes se si të shpëtojmë nga "degradimi i qeverisjes dhe përhapja e korrupsionit në të gjithë nivelet e saj, rritja e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut" etj, ky grupim e ka krejt sinqerisht: "A s'bëhemi ca intelektualë dhe shpëtojmë vendin"?
Dhe kanë rrahur mendime dhe u ka dalë përfundimi se "na duhet të afrojmë partitë e opozitës me njëra tjetrën që ato ta rrëzojnë Ramën".
Është shumë e bukur si ëndërr, por a janë gati partitë e opozitës t'ia dorëzojnë këtë kurorë një grupi pa identitet (pa diskutuar aspak emrat dhe vlerat e secilit tek e tek). Pra që Forumi të jetë kumbari i opozitës, faktori që i shpëton nga falimentimi dhe përgjegjësitë e derisotme....?
Tani kthehem tek këndi im. Ajo që prej vitesh them se : NEVE NA KANË PUSHTUAR! NË SHQIPËRI, PUSHTUESI NA KA GRABITUR LIRITË, KA ASGJËSUAR DEMOKRACINË DHE KA DEFORMUAR EKONOMINË LIBERALE TË TREGUT NË EKONOMI MONOPOLISTE, NDËRSA SISTEMI POLITIK, EKONOMIK DHE JURIDIK ËSHTË OLIGARKI".
Në këtë këndvështrim, Forumi i dialogut politik nuk është zgjidhje. Ai është thjesht graso për OLIGARKINË dhe oksigjen për ti dhënë më shumë kohë dhe mundësi establishmentit të shtyjë sa më gjatë. Po ashtu, kamomil për popullin, i cili të flerë rehat sepse qytetarët intelektualë të pavarur po punojnë për bashkëpunimin e opozitës.
Shkurt: nuk e di me apo pa dashje, por në llogaritë e mia ky forum, grupim a quaje ç' të duash, s'është asgjë më shumë sesa tentativë e regjimit për kozmetikë. /CNA
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Kur korrupsioni bëhet sistem, ai fillon të shfaqet në bet...
Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet,...
Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitu...
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael dhe vetë prezenca e ...
Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ...
Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si...
Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait ...
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës B...
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të bre...
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka...
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...