Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”, duke nënvizuar supozimin e një pushteti të pakufizuar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të pakontrollueshëm nga gjyqësori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjithë drejtuesit e saj janë nën hetim.
Nga ana tjetër deklaratat dramatike nga mazhoranca si “askush mos guxojë të marrë telefonin tim”, se jam ministër apo më lart, kanë një bazë shumë të kufizuar juridike.
Reforma kushtetuese e vitit 2012 (Ligji nr. 88/2012) dhe reforma e drejtësisë e vitit 2016 krijuan një prokurori më të pavarur ndaj pushtetit politik, por nuk eliminuan filtrin kushtetues të autorizimit parlamentar për masat që cenojnë lirinë personale të subjekteve me imunitet. Kjo vlen edhe për kontrollin e komunikimeve telefonike, për të cilin tashmë ekziston një jurisprudencë e konsoliduar e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Sipas nenit 73 të Kushtetutës, pas ndryshimeve të vitit 2012
Paragrafi 1: Non-liability (imunitet funksional): deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose tjetër për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në ushtrim të funksionit parlamentar (me përjashtim të shpifjes).
Paragrafi 2 : Inviolability (imunitet personal): deputeti nuk mund të arrestohet, të privohet nga liria apo t’i ushtrohet kontroll personal ose i banesës pa autorizimin e Kuvendit.
Paragrafi 3. Përjashtimi i vetëm: flagranca ose kapja menjëherë pas kryerjes së krimit; edhe në këtë rast Kuvendi njoftohet dhe vendos mbi vijimin ose heqjen e masës.
Paragrafi 4: vendimi merret me votim të hapur, pas mundësisë së diskutimit në seancë të mbyllur për mbrojtjen e të dhënave ose sekreteve hetimore.
Po kështu, ministri jo deputet, ka imunitetin parlamentar si më sipër!
Pra, kompetenca për arrestim, ndalim apo kontroll (përfshirë komunikimet telefonike) mbetet ekskluzivisht në dorën e Kuvendit – një organ politik i dominuar nga mazhoranca. SPAK nuk ka, dhe nuk mund të ketë, pushtet të pakufizuar në këtë drejtim përshi dhe telefonat. Teza e “republikës së prokurorëve” në lidhje me telefonin, e merr/nuk e merr, ta jap/nuk ta jap, nuk përputhet me tekstin kushtetues në fuqi.
Shkurt, SPAK edhe po të dojë nuk ia merr dot telefonin as ministrit dhe as deputetit sepse ata nuk janë të barabartë si qytetarët e thjeshtë ndaj deklaratat "dramatike" nuk kanë bazë juridike.
Në këtë ekuilibër institucional, roli i Gjykatës Kushtetuese mendohet si vendimtar. Teorikisht ajo është mekanizmi kushtetues që pengon shndërrimin e prokurorisë në pushtet të pakontrolluar, duke vendosur standarde të qarta për proporcionalitetin, ligjshmërinë dhe kontrollin gjyqësor të masave që cenojnë lirinë personale dhe privatësinë.
Në këtë kuptim, GJK i ka dhënë përgjigje shqetësimit publik që artikulohet jo pa bazë si një “republikë prokurorësh” në lidhje me telefonat (ndoshta edhe për arsye pragmatiste të saj) siç kam analizuar më parë!
Por po aq i rëndësishëm është roli i saj në anën tjetër të ekuacionit: për të mos lejuar që imuniteti të shndërrohet në impunitet.
Imuniteti, sipas doktrinës kushtetuese, nuk është privilegj personal, por garanci funksionale për ushtrimin e mandatit.
Procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit personal nuk mund të përdoren për të bllokuar ose neutralizuar hetimin penal.
Por, praktika aktuale tregon një devijim serioz: kërkesat e prokurorisë për autorizim arresti apo masa të tjera që cenojnë lirinë personale zvarriten për muaj të tërë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Afati 3-mujor i parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, (neni 118) dhe në mungesë vendimmarrjeje, çon në rrëzim automatik të kërkesës, (16 mars 2026) një efekt de facto që pengon procedimin penal.
Kjo praktikë na çon drejt një Republike tjetër, një “republike imunitetesh”, e cila duket në kundërshtim të hapur me frymën e reformës së vitit 2012, e cila synoi kufizimin e imunitetit personal dhe lehtësimin e hetimit penal, duke ruajtur imunitetin funksional si garanci kushtetuese për pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe gjyqësor.
Në gjykimin tim, Shqipëria nuk ka nevojë as për një prokurori që vepron pa kontroll gjyqësor dhe me selektivitet, as për një parlament që e shndërron procedurën e imunitetit në pengesë efektive për drejtësinë.
Ajo ka nevojë për sundim të ligjit (rule of laë), ku imuniteti funksional mbetet i paprekshëm,imuniteti personal kufizohet realisht dhe përdoret vetëm kur cenohet rëndë funksionimi i institucionit; procedurat parlamentare kanë afate detyruese, kritere objektive dhe proporcionalitet; dhe Gjykata Kushtetuese vepron si arbitër final, duke korrigjuar si tejkalimet e organeve të akuzës, ashtu edhe abuzimet e diskrecionit parlamentar.
Problemi sot nuk është te teprica e reformave kushtetuese të viteve 2012 dhe 2016, por te mungesa e zbatimit të njëtrajtshëm të tyre dhe te dobësia e mekanizmave që garantojnë ekuilibrin real të pushteteve.
Kjo dobësi është kaq e dukshme këto ditë!
Teorikisht, çelësi për të mos rrëshqitur as në “republikë prokurorësh”, as në “republikë imunitetesh”, nuk është politika dhe as prokuroria, por Gjykata Kushtetuese. Vetëm ajo ka autoritetin për të vendosur kufijtë kushtetues të secilit pushtet dhe për të rivendosur rule of laë.
Nëse prokuroria e tejkalon rolin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalë.
Nëse Kuvendi e shndërron imunitetin në bllokadë të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese duhet ta korrigjojë.
Nëse të dy palët e shtyjnë sistemin drejt ekstremeve, Gjykata Kushtetuese është arbitri final.
Pa një Gjykatë Kushtetuese aktive, koherente dhe autoritative, çdo debat për “republikë prokurorësh” apo “republikë imunitetesh” mbetet thjesht retorikë politike. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, të dyja këto rreziqe neutralizohen brenda rendit kushtetues.
Unë nuk jam naiv të mendoj se sfida reale sot bie me Gjykatën Kushtetuese se ajo është vija e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, dhe pikërisht aty duhet të përqendrohet respekti, presioni institucional dhe vëmendja publike! Kjo duke patur parasysh Republikën tonë, vektorët politikë dhe ekonomikë. Por si avokatë, njerëz të ligjit, na duhet të mendojmë se sfida bie mbi të!
Sepse në një Republikë Kushtetuese (jo banana republic) as politika nuk duhet të sundojë mbi ligjin, as prokuroria po ashtu, por vetëm Kushtetuta, përmes Gjykatës Kushtetuese.
“Kostoja e moszgjerimit të BE-së do të ishte më e lart...
Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një...
Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...
Vetërregullimi jetik, por shteti në mes, vrasës! Gazetarë...
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së...
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ...
Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Ko...
Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FOR...
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Kur korrupsioni bëhet sistem, ai fillon të shfaqet në bet...
Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet,...
Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitu...
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael dhe vetë prezenca e ...
Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ...
Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si...
Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait ...
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës B...
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...