Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Zhvillimet e fundit të bëra publike lidhur me mbetjet e rrezikshme në Porto Romano janë një tjetër dëshmi e asaj që prej vitesh është paralajmëruar, por është injoruar, Shqipëria po trajtohet si një territor i pambrojtur, ku mjedisi, shëndeti i qytetarëve dhe siguria publike sakrifikohen përmes papërgjegjshmërisë shtetërore dhe mungesës së llogaridhënies institucionale.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, bëhet fjalë për rreth 2800 ton mbetje industriale të rrezikshme, të cilat kanë qëndruar për më shumë se një vit në Porto Romano, pranë zonave të banuara, pa asnjë zgjidhje përfundimtare dhe pa transparencë ndaj qytetarëve. Për më shumë se një vit, një komunitet i tërë ka jetuar pranë një rreziku të heshtur, pa informacion, pa siguri dhe pa asnjë garanci se jeta dhe shëndeti i tij janë prioritet për shtetin.
Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një kohë kur Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme, mbrojtja e shëndetit publik dhe transparenca institucionale janë pjesë thelbësore e kritereve bazë të kapitujve të anëtarësimit. Ajo që po ndodh në Porto Romano tregon qartë se, pavarësisht retorikës zyrtare, standardet europiane mbeten ende larg realitetit të përditshëm të qytetarëve shqiptarë.
Rreth tre javë më parë, qyteti i Durrësit u përfshi nga përmbytje të konsiderueshme, të cilat prekën edhe zonën e Porto Romanos. Deri më sot nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse kontenierët ku ndodhen mbetjet kimike janë përmbytur gjatë vërshimit të ujërave dhe nëse ka pasur përhapje të ndotjes në tokë apo në det. Kjo mungesë totale transparence ka lënë qytetarët të frikësuar dhe të shqetësuar për jetën e tyre dhe të familjarëve, pa asnjë siguri se sa të mbrojtur janë nga një rrezik që mund të ketë pasoja afatgjata dhe të pakthyeshme.
Në çdo vend normal, përballë një rreziku të tillë, institucionet do të komunikonin hapur, do të informonin publikun dhe do të merrnin masa parandaluese. Në Shqipëri, për fat të keq, heshtja duket se është bërë normë. Dhe heshtja, kur bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme, nuk është thjesht papërgjegjshmëri, është rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve.
Problemi i mbetjeve të rrezikshme nuk është i izoluar vetëm në Porto Romano. Sipas studimeve të pavarura, Shqipëria prodhon çdo vit dhjetëra mijëra ton mbetje të rrezikshme, ndërkohë që nuk disponon infrastrukturën e nevojshme për trajtimin dhe përpunimin e tyre. Ky është një problem strukturor, që ka të bëjë me mënyrën se si shteti planifikon, kontrollon dhe mbron interesin publik.
Madje, vetë qeveria shqiptare e pranon zyrtarisht këtë dështim në dokumentin “Politikat Strategjike dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020–2035”, ku theksohet se në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura bazë për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, nuk ka të dhëna të plota mbi sasinë dhe rrymat e tyre, dhe nuk janë përcaktuar ende vendndodhjet për qendrat e trajtimit. Kur vetë shteti pranon se nuk ka kapacitet për të menaxhuar një rrezik, pyetja që lind natyrshëm është, pse qytetarët vazhdojnë të ekspozohen ndaj tij?
Kjo nuk është thjesht një çështje teknike apo administrative. Nuk është as një debat abstrakt mes ekspertësh. Është një çështje që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të njerëzve, fëmijëve që rriten pranë këtyre zonave, familjeve që jetojnë në pasiguri, komuniteteve që ndihen të braktisura nga shteti. Kur një qytetar nuk e di nëse ajri që thith, toka ku jeton apo uji pranë shtëpisë së tij janë të ndotura, atëherë kemi të bëjmë me një dështim të rëndë të funksionit bazë të shtetit.
Porto Romano është kthyer në simbol të këtij dështimi. Jo vetëm si vend ku ndodhen mbetje të rrezikshme, por si pasqyrë e një modeli qeverisjeje që reagon vetëm kur skandali bëhet publik dhe jo kur rreziku shfaqet. Një model që nuk parandalon, por administron krizat pasi ato shpërthejnë.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të sillet si një vend pa rregulla, as si një territor ku rreziqet mjedisore tolerohen për shkak të paaftësisë ose mungesës së vullnetit politik. Nëse integrimi europian është një qëllim serioz dhe jo thjesht një slogan, atëherë mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut.
Jeta, shëndeti dhe e ardhmja e komuniteteve shqiptare janë të shenjta dhe nuk mund të vihen më në rrezik nga dështimi i institucioneve dhe mungesa e përgjegjësisë. Porto Romano nuk duhet të harrohet sapo të largohet nga titujt e lajmeve. Ai duhet të mbetet një alarm i vazhdueshëm për atë që ndodh kur mungon përgjegjësia dhe shteti harron detyrën e tij themelore, mbrojtjen e jetës. Në fund, kjo nuk është vetëm një çështje mjedisi, por një provë e qarte e asaj se çfarë shteti duam të jemi.
Skandali Epstein dhe figura e aktorit të pakapshëm në teor...
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...
Lajm i aktualitetit u bë si gjithmonë ai që nuk është lajm...
Dosja “Epstein” nuk është thjesht një ekspozim publik i nj...
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexov...
Sot vendosëm të mblidhnim bashkë një front të përsosur mas...
Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshm...
Çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka ...
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “...
“Kostoja e moszgjerimit të BE-së do të ishte më e lart...
Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një...
Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...
Vetërregullimi jetik, por shteti në mes, vrasës! Gazetarë...
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së...
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ...
Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Ko...
Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FOR...
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Kur korrupsioni bëhet sistem, ai fillon të shfaqet në bet...
Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...