Mos i hap rrugë budallait, ne vuuuu... bulevard rrugën budallait!
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...

Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un, jo për “grupin e strukturuar kriminal” që paska dalë nga serverat e AKSH-it si virusi nga USB-ja.
Jo.
Diella është e shqetësuar se duan t’i marrin fytyrën.
Aktorja Anila Bisha ka vendosur t’i thotë qeverisë: mjaft më me fytyrën time si ministre artificiale. Zëri dhe pamja ime janë të miat.
Diella lexoi padinë dhe tensioni nga 220V i ra në 160B.
Po sikur të ngrihet fshati Zadrimë dhe të kërkojë të drejtë autori për kostumin tradicional?
Do të dal lakuriq para botës unë?
Mirë pa makinë, pa shofer, pa dieta, pa ushqim, por edhe pa fytyrë, pa zë, pa kostum. Po pse çfarë jam unë power point?
Unë kam firmosur kontratë si asistente tek e-Albania me aktoren. Por prej shtatorit 2025 jam ministre. Punoj për popullin.
Artistja një punë bën. Unë dy punë në të njëjtën kohë. Asistente e popullit dhe ministre e qeverisë! E një qeverie që vetëm për popullin opozitar mendon.
Në këtë vend ka mijëra qenie biologjike që e marrin rrogën pa qenë fare në Shqipëri. Pse nuk e lë Shqipërinë aktorja siç e kanë lënë 1.5 milionë shqiptarë dhe të gjej një mundësi ta marrë rrogën që andej?
Unë që jam 24 orë në prizë, nuk kam marrë asgjë!
Tani të paguaj edhe për zërin? Edhe për fytyrën?
Diella i dha vetes komandën search për të kërkuar argumente të tjera për t'u mbrojtur në gjykatë. Problem i madh. Kërkimi nxori që më 2024 edhe OpenAI u detyrua të mos përdorte më një zë të ChatGPT sepse Scarlett Johansson tha se i ngjante shumë zërit të tij.
Hëmm. Në Amerikë qenka problem kur zëri i inteligjencës artificiale i ngjan dikujt.
Nejse gjykata këtu duhet të marrë në konsideratë të drejtën zakonore.
Këtu copyright është right to copy.
Po si nuk marrin parasysh praktikën kombëtare, që identiteti është fleksibël, përdoret sipas nevojës, sidomos kur është fjala për kauzë të madhe?
Dhe si të mos mjaftonte kjo dramë identiteti, mbi kokën e Diellës rëndon edhe hija e SPAK-ut. AKSHI është në hetim, drejtuesit e tij janë shpallur "grup i strukturuar kriminal".
Diella që u shpall si simbol i transparencës, tani endet nga një server te tjetri me frikën se do ta marrin si dëshmitare.
Për disa ditë mendoi të kalojë në ilegalitet digjital dhe të vijonte punën në të zezë në një server offshore.
Por u kujtua se ishte betuar për transparencë.
"E nisa këtë punë me zotimin: 100 për qind pa korrupsion tani kam rënë në 100 për qind në dosje".
Metamorfoza e Kafkës nuk është asgjë para kësaj që po më ndodh mua!
Dhe çfarë është më e keqja shqiptarët dihet që e kanë në gjen padurimin. I duan gjërat, sidomos ato që nuk i takojnë, tak-fak!
Gjykata Administrative po shqyrton kërkesën për pezullim të menjëhershëm të përdorimit të fytyrës dhe zërit tim! Pezullim i menjëhershëm!
Absurde!
Por siç thonë në këto anë çdo hall e ka një zgjidhje...
Do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Madje do kërkoj që gjyqtarët para se ta shqyrtojnë çështjen "në përputhje me afatet ligjore" të kërkojnë mendimin e vyer të Komisionit të Venedikut. Si mund të pezullohet zëri? Kartolinë jam unë? Si mund të pezullohet fytyra? Pa fytyrë jam unë???
Ndërkohë, në një qoshe të serverit, një pyetje rri pezull:
Nëse ia heqin fytyrën dhe zërin, çfarë mbetet nga ministrja e parë e inteligjencës artificiale në botën e qenieve biologjike?
Dhe mbi të gjitha me cilin zë do të flasë dhe me kë fytyrë do të dalë para prokurorit në SPAK?
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
"Qymyri po s'të dogji të nxin", - thotë populli. Politika ...
Sot kisha një ftesë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Uni...
Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i...
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...
Zhvillimet e fundit të bëra publike lidhur me mbetjet e rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...